Gjuhë Shqipe I

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ALB 101
Emri
Gjuhë Shqipe I
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.

Objektivat

•Të njihet dhe të aftësohet praktikisht studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.

Java
Tema
1
Kulturë gjuhësore: Arti i të shkruarit. - Rregulla të krijimit, fazat, planifikimi, shkrimi i krijimit, teksti, lidhëzat e tekstit. Shqipja letrare Gjithsecili mund dhe duhet të shkruajë, por kjo nuk është e lehtë, sepse duhen njohur dhe përvetësuar rregullat e krijimit gjuhësor, fazat, planifikimi që të krijohet teksti. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 11-13.
2
Kulturë gjuhësore: Arti i të shkruarit. - Rregulla të krijimit, fazat, planifikimi, shkrimi i krijimit. Teksti, lidhëzat e tekstit. Të shkruash do të thotë të jesh krijues. Brenda rregullave duhet bërë kujdes për fazat e krijimit, planifikimin e tij, shkrimin, hartimin e tekstit, gjithnjë sipas kritereve të gjuhës standarde. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:14-30.
3
Rishikimi: rishkrimi, redaktimi dhe korrektimi. Redaktimi. Korrektimi. Shenjat e korrektimit Pas shkrimit me dorë të parë, fillon rishikimi i materialit, që do të thotë rishkrim, redaktim dhe korrektim, yë shoqëruara me shenjat gjegjëse. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:33-40.
4
Norma gramatikore. Gjuha standarde shqipe. Normat e shqipes standarde. Shprehitë e të shkruarit drejt. Kujdesi kryesor duhet të bëhet për njohjen dhe përvetësimin e normave gramatikore, që të forcohen shprehitë, aq të domosdoshme për ta kthyer gjuhën në mundësitë e saj reale. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:41-50.
5
Gjinia, trajta dhe rasa e emrit. Do të shihen rastet kur emrat mashkullorë ndërrojnë gjininë në numrin shumës, emrat me të temë të njëjtë për të dyja gjinitë, trajtat dhe përdorimi i emrave të përveccëm. Kujdes duhet bërë për shumësin me prapashtesa dhe ndërrime. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:51-70.
6
Përemri. Llojet. Kuptimi, veçoritë gramatikore. Ndryshime dhe ngjashmëri. Llojet e përmemrave, trajtat e shkurtra te përemri vetor, mungesa e rasës gjinore, përemri pyetës, pronor, vetvetor dhe ai lidhor. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:71-80.
7
Folja. Klasat e foljeve. Prejardhja e formave foljore. Folje me dysorë. Mënyra urdhërore. Foljet me temë më zanore, klasa e parë, nënklasat, klasa e dytë dhe nënklasat, Foljet me temë më bashkëtingëllore dhe dy klasat e tij, bashkë me nënklasat. Foljet e parregullta, supletiviteti. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:81-98.
8
Provim gjysmëfinal (MIDTERM).
9
Rendi i gjymtyrëve në fjali. Rendi i përcaktorëve të një emri. A. Mbiemër + mbiemër; B. Mbiemër + numëror rreshtor ose përemër; C. Mbiemër +emër; D. Emër + emër. Ky kapitull, V, merr frymë nga citati-porosi i Nobert Joklit, që këshillon të ruhet shpirti i gjuhës shqipe nga çdo bastardim, sepse po futen në ligjërim gjedhe të huaja të panevojshme. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 99-100.
10
Përshtatja e gjymtyrëve në fjali Rendi, përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën në numër,, në vetë; përshtatja e përcaktorëve me emrin, në gjini, numër. Ndërtime shqipe në vend të ndërtimeve të huaja. Nëse kryefjala është emër përmbledhës, kallëzuesi vihet zakonisht në njëjës: Gjithë fshati u shkul për të parë shenjën e keqe. Kur kryefjala përbëhet nga disa përemra vetash të ndryshme, njëjës apo shumës, folja vihet në shumës. Përshtatje ka në vetë,, kryesisht kryefjala. Përcaktorët përshtaten në gjini, në numër. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:103-105.
11
Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje Përshtatja varet nga lloji i fjalive, por edhe nga semantika (kuptimi) i vetë foljes; do të qëndrohet te rasti i përshtatjes së gabuar. Rregullat e përshtatjes së kohëve të foljes janë të shumta: varen nga lloji i fjalive, por edhe nga semantika e vetë kohëve të foljes. Në periudhën me nënrenditje, urdhërorja, koha e tashme, koha e kryer dhe koha e ardhme shoqërohen me njëra-tjetrën. Këtu ka raste kur ligjërimi i folur, ndërron me atë të shkruar. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 106-107.
12
Pastërtia e leksikut Bjerrja e kujdesit për gjiuhën na kujton porosinë e albanologut Norbert Jokl: “Në qoftë se për të gjitha gjuhët çështja e pastërtisë së gjuhës është me rëndësi të madhe, për gjuhën shqipe ajo ka rëndësi jetësore.” Problem krijojnë huazimet e panevojshme, kur dihet që shqipes nuk i mungojnë fjalët e brumit të vet. Por pasuria leksikore duhet njohur. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:
13
Miqtë e rremë (gr. παρόνιμ-paronimet)... Shëmtime gjuhe Paronimet janë çifte fjalësh të ngjashme në shkrim dhe shqiptim, po të ndryshme nga kuptimet. Shëmtimet e gjuhës i krijon shqiptimi apo përdorimi i gabuar. Do të qëndrohet edhe te ndërtimet foljore të huaja. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:111- 115.
14
Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj: Ushtrime Тë shprehurit akademik: Konsultime (Prezantimet; Prezantimi gojor i punimit; Teknikat e të folurit në publik; Përdorimi i mjeteve elektronike dhe ndihmëse gjatë prezantimit; Prezantimi në grup; Si t'u përgjigjemi pyetjeve.) Në faqen 116-124 janë dhënë fjalë shqipe që mund të zëvendësojnë fjalën e huaj, e futur arbitrarisht në shqipe. Të shprehurit akademik ilustrohet konkretisht me shembuj, si duke prezantuar punimin, kujdesi për të folurit në publik, përdorimi i projektorit , smartboardit. Punohet edhe në grup dhe shihet sesi duhet të përgjigjesh. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:116-124.
15
Përsëritje. Ushtrime Për përforcim, në tekst janë dhënë 23 (fq. 125-132) ushtrime që i shërbejnë shtimit dhe përforcimit të shprehive gjuhësore. shërbejnë përsëritjes dhe përforcimit të njohurive dhe shprehive. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë:125-132.
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
2
Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
3
Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
4
Do të përvetësohen çështjet gjuhësore që dalin prej shmangieve nga norma morfologjike dhe sintaksore.
5
Studentët do të arrijnë një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ.
6
Do të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 29 29
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00