The European Union Law

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 311
Emri
The European Union Law
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

E drejat e Bashkimit Evropian synon t'i japë studentit njohuri bazë të së drejtës të Bashkimit Evropian duke u focusuar në të drejtën institucionale dhe atë substanciale. Studentët do të njihen me objektivat dhe principet e së drejtës së Bashkimit Evropian si dhe me vendimet e GJED lidhur me ceshtjet klasike te funksionimit te tregut të përbashket Evropian

Objektivat

Objektivi kryesor i lëndës është njohja e studenteve me të drejtën e Bashkimit Europian, më specifikisht të Traktave të BE-së dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë. E Drejta e Bashkimit Europian po merr një rëndësi praktike gjithnjë ë në rritje pasi është I lidhur drejt[ërdrejtë me përafrimin e vazhdueshëm të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Java
Tema
1
Hyrje: Integrimi Evropian nga Parisi në Lisbon Në këtë javë do të trajtohet procesi historik I zhvillimit të Bashkimit Europian. Do të paraqitet një panoramë e përgjithshme e Europës pas luftës së dytë botërore dhe më pas do të diskutohet mbi arsyet kryesore që cuan në lindjen e Komunitetit të Qymyrit dhe Celikut dhe Komunitetit Ekonomik Evropian. Gjithashtu, në mënyrë historike do të trajtohen të gjithe amendimet e pasuara duke u fokusuar në risitë që sjell amendimi. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 9-18 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 3-28.
2
Anëtarësimi dhe Largimi në Bashkimin Europian: Kushtet dhe Procedurat Zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër temat më të diskutueshme. Gjatë këtij leksioni do të trajtohet në mënyrë kronologjike zgjerimi i Bashkimit Europian. Si fillim do të shikohet baza ligjore e parashikuar në Traktatin Ekonomik Europian dhe më pas do të analazohen kushtet e anëtarësimit dhe procedura e zgjerimit. Gjithashtu, në lëksion do të trajtohet edhe zgjerimi i BEsë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas procedurës së zgjerimit, Traktati i Lisbonës, për herë të parë, parashikoi edhe procedurën e largimit. Një vështrim i përgjithshëm duke marrë si shembull Mbretërinë e Bashkuar, do të diskutohet në klasë lidhur me procedurën e largimit. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 687-692.
3
Vlerat dhe Objektivat e Bashkimit Europian; Kompetencat e BEsë Ky leksion do të fokusohet në vlerat dhe objektivat e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian cilësohet si nje klub me vlera të përbashkëta. Por këto vlera a janë të përbashkëta për 27 shtetet anëtare? Gjithashtu, në ditët e sotme ka një diskutim lidhur me objektivat dhe kompetencat e Bashkimit Europian. Traktati i Lisbonës solli një risi në këtë aspekt duke delimituar dhe klasifikuar kompetencat. Gjatë leksionit do të jepen edhe shembuj praktik në mënyrë që kompetencat të kuptohen sic duhet. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 19-44. 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 73-103.
4
Kuadri Institucional i Bashkimit Evropian Në këtë leksion do të fokusohemi tek kuadri institucional i Bashkimit Europian. Është e rëndësishme që të sqarohet nëse ‘parimi i ndarjes së pushteteve’ ekziston edhe në Bashkimin Europian. Më pas, institucionet kryesore do të identifikohen duke shpjeguar i) evolimin e tyre historik; ii) përbërjen; dhe iii) kompetencat e ketyre institucioneve. Gjithashtu, krahas institucioneve kryesore, edhe dy institucione këshillimore si Komiteti i Rajoneve dhe Komiteti Ekonomik Social do të shpjegohen. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 45-81 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 30-70.
5
Kuadri Institucional i Bashkimit Evropian Në këtë leksion do të fokusohemi tek kuadri institucional i Bashkimit Europian. Është e rëndësishme që të sqarohet nëse ‘parimi i ndarjes së pushteteve’ ekziston edhe në Bashkimin Europian. Më pas, institucionet kryesore do të identifikohen duke shpjeguar i) evolimin e tyre historik; ii) përbërjen; dhe iii) kompetencat e ketyre institucioneve. Gjithashtu, krahas institucioneve kryesore, edhe dy institucione këshillimore si Komiteti i Rajoneve dhe Komiteti Ekonomik Social do të shpjegohen. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 45-81 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 30-70.
6
Burimet e së drejtës dhe Mënyra e Vendimarrjes në BE Në këtë leksion do të shpjegohet burimet e së drejtës dhe mënyra e vendimarrjes dhe cilët janë aktorët kryesorë në këtë proces. Duke qenë që procesi i vendimarrjes është i veshtirë, një shembull praktik do të jepet në klasë. Studentët do të ndahen në grupe të cilët identifikojnë shtetet anëtare dhe Parlamentin. Më pas, do të votojnë për një cështje të caktuar. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 82-106 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 105-160.
7
Parimi i zbatueshmërisë së drejtëpërdrjte, efektit të drejtëpërdrjte dhe parimi i supremacisë Në këtë javë do të trajtohet natyra e së drejtës së Bashkimit Europian. Me themelimin e Unionit, Shtetet Anëtare kanë kufizuar sovranitetin e tyre legjislativ dhe duke bërë këtë, kanë krijuar një organ të pavarur ligjor i cili është detyrues për ato, për qytetarët dhe për gjykatat e tyre. Për të kuptuar më mirë natyrën juridike, gjatë leksionit do të diskutohet mbi vendimet kryesore të GJED Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 184-223; 266-314.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Gjykata e Bashkimit Europian. Ne kete leksion do te trajtohet perberja e gjylkates se Bashkimit Europian; identifikohet baza ligjore dhe me pas do te diskutohet llojet e ceshtjeve qe shqyrton kjo gjykate.
10
Politika e Jashtme e BEsë Në këtë leksion do të trajtohet Politika e jashtme e BEsë. Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) e Bashkimit Evropian është themeluar me miratimin e Traktatit të Maastricht-it në vitin 1992. Qëllimet që synohet të realizohen përmes saj janë: të ruhet paqja dhe fuqizimi i sigurisë ndërkombëtare në pajtim me parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara; promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë; dhe për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Gjatë leksionit do të trajtohen misionet civile dhe ushtarake të atashuara nga në kuader te CFSP dhe do diskutohet nëse Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri ka qene efikase. Literatura përkatëse: 1. Pierre Mathijsen and Peter Dyrberg, Mathijsen’s Guide to European Union Law (Sweet and Maxwell 2013) 629-652
11
Politika e Drejtësisë dhe Cështjeve të Brendshme Në këtë leksion do të trajtohet Politika e Drejtësisë dhe Cështjeve të Brendshme. Termi “Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme” përdoret gjerësisht sot për t’iu referuar kuadrit të rregullave të Bashkimit Europian që lidhen me politikat e përbashkëta të azilit, migracionit, luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit. Problematika e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme përbën një nga fushat më të ndjeshme për BE. Studentët do të njihen më bazën ligjore dhe sfidat më të cilat po përballën institucionet e Bashkimit europian. Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (OUP 2015) 964-1000.
12
Tregu i Brendshëm Europian: Përkufizimi, Rëndësia dhe rregullimi Në këtë leksion do të trajtohet tregu i brendshëm europian. Leksioni do të fillojë me arsyet që cuan në lindjen e tregut të brendshëm me Traktatin e Parisit dhe me pas atë të Romës. Në mënyrë të vecantë do të theksohet domosdoshmëria e tregut të brendshëm për zhvillimin ekonomik të shteteve anëtare të KEE dhe se si u arrit ky integrim ekonomik. Gjithashtu, leksioni do të analizojë se si ka evoluar tregu i brendshëm dhe cilët janë institucionet pergjegjese për miratimin e masave legislative. dhe me Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (4 edition, Oxford University Press 2013) 17-32 dhe 633-684.
13
4 shtyllat kryesore te tregut te brendshem Europian. Ne kete do të trajtohet katër shtyllat e tregut të brendshëm. Gjate leksionit do te identifikohet baza ligjore ne traktat dhe do te diskutohen ceshtje te ndryshme.
14
4 shtyllat kryesore te tregut te brendshem Europian. Ne kete do të trajtohet katër shtyllat e tregut të brendshëm. Gjate leksionit do te identifikohet baza ligjore ne traktat dhe do te diskutohen ceshtje te ndryshme.
15
Procesi i Stabilizim Asociimit: Elementet dhe rëndësia për Shqipërinë Ne kete leksion do te trajtohet shkurtimisht Porcesi i Stabilizim Asocimit duke u ndalur vecanerisht ne Marreveshjen e MSA se cfare lloji marreveshje eshte dhe cfare efekti juridik prodhon.
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne organizimin dhe funksionimin e BE-së.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne procesin integrues dhe rolin e shteteve anëtare në këtë proces
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne politikat e BEs dhe tendencat drejt zgjerimit
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne vlerat, objektivat dhe kompetencat e BEs
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne në mënyrë të përgjithshme organizimin dhe funksionimin e tregut të brendshëm qe përfaqëson fillimin dhe elementin e rëndësishëm te integrimit Evropian
6
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne organizimin, funksionimin dhe kompetencat e institucioneve të BE-së
7
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne Procesin e Stabilizim Associmit
8
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne ndryshimin ndërmjet BEs dhe organizatave të tjera Ndërkombëtare
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
30%
Përqindja e provimit përfundimtar
70%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00