Hyrje në Analizë Ligjerimi

Print

Brikena Smajli, PhD

Kodi
COM 301
Emri
Hyrje në Analizë Ligjerimi
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Duke nënvijëzuar fjalën ligjërim jepet ideja se gjuha është strukturuar sipas modelesh që njerëzit i ndjekin, kur marrin pjesë në bashkëbisedime të ndryshme të jetës shoqërore, si për shembull “ligjërimi mjekësor”, ligjërimi politik” etj. Analiza e ligjërimit është analiza e këtyre modeleve, njëherësh teori dhe metodë kërkimi për ndërtimin e një analize konkrete ligjërimi. Ajo nuk ka parasysh një një qasje, por një seri qasjesh ndërdisiplinore të cilat në studimin e tyre mund të përdorin këtë metodë dhe praktikat e saj. Ky kurs sjell në vëmendje metoda dhe praktika për studentët e komunikimit në mënyrë që të kuptojnë se si përdorimi i gjuhës në komunikim ka pasoja individuale, praktike dhe politike. Studentët thellohen jo vetëm në jetën sociale të gjuhës, por edhe mbi teoritë sociale të kapitalizmit të vonë, mbi gjendjet moderne të kulturës dhe mbi qasjet sociocentrike ndaj mendjes.

Objektivat

Java
Tema
1
Gjuha si shprehje, veprim dhe ekzistencë; Gjuha dhe praktikat; Gjuha dhe “politikat”; Dy analiza.
2
Misioni i të ndërtuarit. Të ndërtosh nëpërmjet gjuhës; Një shembull praktike.
3
Mjetet e hulumtimit dhe ligjërimet. Ligjërimi: "Kush" dhe "Çfarë".
4
Gjuhët sociale, Bashkëbisedimet dhe Intertekstualiteti; Kush-bën-çfarë në gjuhë; Dy aspekte të gramatikës.
5
Ndërlidhjet formë-funksion, kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara; Analizë kritike e ligjërimit.
6
Më shumë mbi botët e konfiguruara; Simulimet në mendje; të gjitha kuptimet janë lokale; botët e konfiguruara në konflikt; botët e konfiguruara si mjete hulmutimi...
7
KONTEKSTI; Konteksti dhe refleksiviteti; Konteksti dhe misioni i ndërtimit; Kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara (rishqyrtim); Gjuhët sociale dhe Ligjërimet (rishqyrtim); Intertekstualiteti dhe Bashkëbisedimet.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Analiza e Ligjërimit. Transkiptimi; Një analizë “ideale” ligjërimi; Vlefshmëria.
10
Përpunimi dhe organizimi i gjuhës. Fjalë funksionale dhe fjalë përmbajtjesore; Informacioni; Theksi dhe intonacioni; Vargje; Strofat; Makrostruktura; Makrovargje; Si është gdhendur kuptimi.
11
Shembull i analizës së ligjërimit 1. Të dhënat e intervistës si një shembull; Bashkërendimi i identiteteve sociokulturore në situatë.
12
Shembull i analizës së ligjërimit 2. Një rast studimor: Sandra; Rrëfimi i Sandrës.
13
Shembull i analizës së ligjërimit 3.
14
Analiza e ligjërimit për Imazhet dhe Tekstet Multimediale.
15
Analiza kritike e diskurit politik (shembuj, kontekste të ndryshme të ligjërimit politik kombëtar dhe ndërkombëtar).
16
Provim Final
1
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të llojeve të ndryshme të ligjërimeve.
2
Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi rolin e ligjërimit në ndërtimin dhe ndryshimin e botës shoqërore.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë mbi shumësinë e identiteteve ligjërimore.
4
Studentët njohin dhe identifikojnë shtatë misionet e gjuhës
5
Studentët kanë përvetësuar në mënyrë praktike mjetet e hulumtimit të analizës së ligjërimit
6
Studentët përdorin mjetet e hulumtimit dhe pyetjet për misionet e gjuhës për të realizuar një analizë konkrete ligjërimi.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
134
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.36
ECTS
5.00