Bazat e Semiotikes

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 201
Emri
Bazat e Semiotikes
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Semiotika e tekstit pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të përshkruar organizimin e teksteve. Të aplikosh instrumentët metodologjikë në tekstet që do të jenë objekte të analizave semiotike do të thotë që të zotërosh një lloj intuite, një lloj mprehtësie interpretuese si dhe ndjeshmëri artistike. Por kjo nuk do të thotë aspak se leximi semiotik i teksteve është tërësisht subjektiv dhe arbitrar. Analiza semiotike synon të risë inteligibilen, përkatësinë dhe dallueshmërinë e teksteve që studion. (Me inteligibile do të kuptonim më tepër kuptueshmëri, kundër mjegullnajës së përmbajtjes e cila vjen prej interpretimeve të shpejta intuitive). Përmes të analizave semiotike me qëndrim kritik dhe analitik synohet të ndjerët dhe të kuptuarit e teksteve autentike, të njëmendët që jo vetëm shembëllejnë të vërteta që nuk vjetërohen, por arrijnë edhe të krijojnë të tilla.

Objektivat

 Të merren njohuri bazë të kësaj teorie dhe praktike shkencore të nyjëtuar  Të përvetësohen konceptet operative për të përshkruar organizimin e teksteve  Studentët të mbërrijnë synimet duke zbatuar instrumente metodologjike në tekstet, që do të jenë objekte të analizave semiotike  Të rrisin aftësinë zotëruese intuitive, atë lloj mprehtësie interpretuese dhe atë lloj mprehtësie që kërkohet në lexim.  Të nxitet të vështruarit kritik si dhe ndjeshmëria artistike gjatë të lexuarit semiotik, duke shmangur leximin tërësisht subjektiv dhe arbitrar, ose përdorimin e tekstit. Të hiqet tmerri që i kap studentët duke kaluar nga e thënë në të bërë, pra nga studimi i bazave të semiotikës, në analizat e teksteve konkrete, por jo vetëm.

Java
Tema
1
- Gjuhësia jo vetëm shkencë shoqërore, edhe disiplinë semiotike. (Modul terminologjik) Kur gjuha e njeriut del e tepërt. Sepse gjuha ka vetëm dimension horizontal, kurse stili ka vetëm dimension vertikal, prandaj është gjithmonë fshehtësi. Të komunikosh do të thotë të jetosdh dhe, të jetosh, do të thotë të komunikosh. Qëllimi i çdo komunikimi me anë të një sistemi çfarëdo shenjash është transmetimi i informacionit, që kalon nga dhënësi te marrësi. Ky informacion thirret me termin mesazh. Në skemë janë dhe termat e tjerë: referenti, kanali, kodi. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 33. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 13-20.
2
- Gjuha si sistem semiotik themelor. Komunikimi i mesazheve, përbërësit e tij dhe funksionet e gjuhës. Sistemet e shenjave që përdoren në shoqërinë njerëzore dhe sistemet e shenjave karakteristike për botën shtazore, formojnë dy grupe të mëdha që përdoren si mjete komunikimi. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 21-28.
3
- Veçoritë e gjuhës: Dysia formë-përmbajtje; karakteri shoqëror, marrëveshjesor, abstrakt, krijues dhe dyfish i nyjëtuar. Përkufizimi për gjuhën kalon nëpër disa ndërliqësira. Një prej tyre është dysia formë-përmbajtje. Gjuha përbëhet nga tingujt dhe nga kuptimet që ata bartin, sepse gjuha ka formën dhe përmbajtjen, që janë në një raport mes tyre. Funksioni shoqëror i njeriut dëshmohet te gjuha, e cila ka karakter shoqëror, marrëveshjesor, abstrakt, krijues dhe dyfish i nyjëtuar (Fjala shqipe nyjëtim është kalk i fjalës frënge articulation, dhe kjo nga lat. articulus, që ka kuptimin “gjymtyrë, pjesë, nënndarje”). Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 29-36
4
- Koncepte themelore të gjuhësisë: Gjuha dhe shkrimi; gjuha dhe ligjërimi. Kodi, shenjat dhe mesazhi. Tri anët e studimit të shenjës gjuhësore. Gjuha e shkruar si një sistem shenjash që e zëvendëson në mënyrë më të plotë gjuhën, është në dispoziciopn të komunikimit, i cili ka kalur në disa faza zhvillimi. Ferdinand de Sosyr (Saussure) (1857-1913) prezantoi i pari dy termat që u bënëmonedhë e zakonshme në gjuhësi “parole’ ligjërim individual I një personi dhe “langue” gjuhë, sistemi që qëndron në themel të veprimtarisë së të folurit. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 8, 10. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 37-45.
5
- Sistemi dhe struktura e gjuhës. Njësitë e gjuhës. Analiza semiotike e mesazhit të reklamës. (Simboli si motiv dhe si shenjë) Zbërthimi i konceptit “sistem”: (gr. vj. systema “tërësi, bashkësi”) përdoret në disa lëmi të dijes. Kuptohet një bashkësi elementesh të lidhura e të ndërvarura në mënyrë të ndërsjellë midis tyre, që funksionon si një e tërë e vetme. Sistemi përbëhet nga njësitë dhe nga struktura. Ka edhe nënsisteme: fonetika, leksiku dhe gramatika. Eco, Umberto. (2007) Teori letërsie, Dituria, Tiranë: 137-155 Fraj, Northrop. (1990) Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë: 104-117
6
- Njësitë e ligjërimit dhe nocionet e shprehjes të semiotikës së tekstit - Sinkronia dhe diakronia, dallimi mes tyre, duke i dhënë përparësi studimit sinkronik Gjuha përjashtëzohet në ligjërim në formën e rrjedhës tingullore, që është e nyjëtueshme. Me anë të thënieve kumtojmë ide, mendime dhe emocione. Te fjalia Fëmijët po ecnin para prindërve thënia ndahet kuptimisht në dy njësi: Fëmijët dhe po ecnin para prindërve. Fjalët fonetike, rrokjet, tingulli. Njësitë e ligjërimit kanë simetri me njësitë e gjuhës. Invariantet dhe variantet, fonemat. Dallimi sosyrian i dy mënyrave të studimit të gjuhës, duke kërkuar që studimit sinkronik t’i jepet përparësi. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 53-57.
7
- Njësitë leksionare dhe nocionet e shprehjes së semiotikës së tekstit - Sinkronia dhe diakronia, dallimi ndërmjet tyre, duke i dhënë përparësi studimit sinkron Gjuha përjashtohet në ligjërim në formën e rrjedhës së tingullit, e cila është e artikuluar. Nëpërmjet thënieve ne përcjellim ide, mendime dhe emocione. Në fjalinë Fëmijët po ecnin përpara prindërve thënia ndahet kuptimisht në dy njësi: Fëmijët dhe ata po ecnin përpara prindërve. Fjalë fonetike, rrokje, tinguj. Njësitë leksionore kanë simetri me njësitë gjuhësore. Invariante dhe variante, fonema. Dallimi sosirian midis dy mënyrave të studimit të gjuhës, që kërkon që studimit sinkron t'i jepet përparësi. Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në Gjuhësi, Dituria, Tiranë: 53-57.
8
Gjysmëprovimi
9
- Si organizohet sistemi i shenjave? Semiotika e familjes Ç’ është “semiotika e tekstit” pyet Pozato në krye të tekstit homonim, sepse në të vërtetë flitet për të gjithë teorinë e artikuluar, konceptet operative të së cilës përdoren për të përshkruar organizimin e teksteve. Autorë të ndryshëm nënvizojnë se analiza semiotike mundëson rritjen e integibiles (kuptueshmërisë), përkatësisë dhe dallueshmërisë së objekteve që studion. Bart, Rolan. (1987) Aventura semiologjike. Përktheu nga origjinali Rexhep Ismajli. Redaktor biblioteke Sabri Hamiti. Rilindja, Prishtinë: 8, 10, 37. Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 9, 10,11.
10
- Rregullat e kombinimit të shenjave dhe marrëdhëniet sintagmatike Në rrjedhën e të folurit, njësitë gjuhësore hyjnë në marrëdhënie hapësinore dhe kohore me njëra-tjetrën. Te vargu i Kadaresë Mbi supet e Shqipërisë kohërat krisma hidhnin pjesët përbërëse ndjekin njëra-tjetrën. Marrëdhëniet midis dy a më shumë njësive që ndjekin njëra-tjetrën në rrjedhën e ligjërimit, quhen lidhje sintagmatike, kurse njësitë që hyjnë në lidhje të tilla formojnë një sintagmë (gr. vj. syntagma, nga syn “bashkë” + tagma “rend, renditje”) Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 46-47.
11
- Marrëdhëniet paradigmatike: sinonimet, homonimet Secili prej përbërësve të thënies së mësipërme mund të hyjë edhe në një lloj tjetër marrëdhëniesh me njësi që nuk janë të pranishme në rrjedhën e të folurit. Kështu, forma hidhnin mund të zëvendësohet nga hedhin, hodhën, kanë hedhur, patën hedhur, pa ia prishur kuptimin kësaj thënieje. Gjithashtu, në vend të trajtës kohërat, mund të përdoret vitet, shekujt, motet, të cilat kanë funksion të ngjashëm gramatikor, si dhe kuptime të përafërta. Këtu kemi të bëjmë me marrëdhënie mes njësish që mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Raporte të tilla quhen lidhje paradigmatike duke qenë homogjene. Të dyja llojet e lidhjeve shihen te “katrori semiotik” i A. J. Greimas (1913-1992). Memushaj, Rami. (2004) Hyrje në gjuhësi, Dituria, Tiranë: 47-
12
- Vetitë e sistemeve shenjore: Njësitë themelore dhe nocionet e semiotikës së tekstit: ‘të dish të bësh vështirësisht të përmbledhshme brenda një manuali’. Studimet e 30-vjetëve të fundit na japin modele të analizave semiotike, e megjithatë, për shkak të të qenit përgjithësues, nuk mund të ezaurojmë kompleksitetin dhe shumëllojshmërinë e teksteve. Poezia modern është e ngopur me stil, zbuloi Bart më herët. Sepse, sipas tij “… ligjërimi kurrë nuk është virgjër: fjalët kanë një kujtesë të dytë që shtrihet në mënyrë misterioze deri në qendër të domethënieve të reja. (Bart, R: 37) Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 9.
13
- Analiza komplekse e mesazhit që përcjell reklama Shkrimi me titull Reklama dhe identiteti viziv në veprën e Jean-Marie Floch: 235-254 dëshmon prejardhjen greimasiane të tij. Autori e pasuron impiantin semantiko-strukturor të teorisë së vet me të paktën tri disiplina: historia e artit, antropologjia dhe marketing. Është pikënisja e Rrugëtimit gjenerativ, sepse Greimasi niset nga pozicione universaliste për t’iu afruar një semantike që lidhet me universet specifike të ligjërimit. Roland Bart e quan “socialiteti i ligjërimeve”. Pozato, Maria Pia. (2005) Semiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë: 235-254.
14
- Interteksti: Shenjat në kulturë Ndërtesa ose veprat e artit postmodern u drejtohen njëkohësisht një publiku pakicë elite duke përdorur kode “të larta”, dhe një publiku masë duke përdorur kode popullore. Kjo ide duhet përdorur në mënyra të ndryshme. Shembuj të double coding gjenden sot në shumë spote publicitare (207), që ka ndryshim me ironinë ndërtekstuale. Autori jep përvojën e vet te romani Emri i trëndafilit. Eco, Umberto. (2007) Teori letërsie, Dituria, Tiranë: 205-226.
15
- M. P. Pozato: Përveç përvojave jo pa rezultate të analistëve tanë, në këtë fushë të dijes ka punime themelore kryesisht në botë; - Modeli i Vladimir Propit (Vladimir Propp) dhe ripërpunimi i tij nga Alzhirdas Zhylien Gremasi (Algirdas Julien Greimas) - Dr. Mustafa, Myzafere. Përralla shqiptare. Poetikja dhe mitikja: 5-9; 217-240. Sipas studiuesit kroat Milivoj Solar, përralla vlerësohet si paraformë e artit narrativ që shpreh kulturën mitike të botës, prandaj edhe “funksionon” brenda kulturave mitike apo brenda rezervatit të kulturave mitike në kulturat shkencore. Më herët V. J. Prop jep përkufizimin e përrallës: “Përralla është tregim popullor i konstruktuar në ndërrimin e rregullt të funksioneve.”
16
Provim Final
1
Pasurimi me terminologji, por dhe me aftësi praktike të fushës, që ia shton fjalorin aktiv, por dhe garancinë për të punuar në këtë fushë.
2
Do të shihet konkretisht aftësimi i studentëve jo vetëm teorikisht, por dhe me aftësi, shkathtësi e shprehi themelore që u japin siguri në profesionin e tyre. Të përmirësohen instrumentet metodologjike, që rrisin aftësitë në analiza të teksteve. ...etj.
3
Studentët do të dëshmojnë me punët e veta se janë të zotët t’u futen “aventurave semiologjike”.
4
Vlerësimi i teksteve prej studentëve do të dëshmojë qëndrimin e tyre analitik dhe kritik dhe aftësimin e tyre për të zgjuar kujtesën e dytë që shtrihet në mënyrë misterioze.
5
Matet sesi dhe sa janë përmirësuar gjetjet e ofruara nga instrumentet metodologjike, që rrisin kompetencat intelektuale dhe profesionale.
6
Shihet të përvetësuarit dhe të rriturit cilësor gjatë të vlerësuarit analitik dhe kritik të teksteve, duke parë lidhjet dhe vijueshmërinë si modele prej De Sosyrit, te treshja që vijoi: Bart, Greimas, Eko, sepse Bart pohon se ishin shokë e miq (Bart, 1987: 20).
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 6 6
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
1 5 5
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00