Agjencitë e Lajmeve

Print

Ilirjan Agolli, Msc

Kodi
COM 216
Emri
Agjencitë e Lajmeve
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë, e printuar pjesërisht në libra dhe pjesërisht me leksione të reja nga pedagogu, përmban informacion të bollshëm historik mbi agjencitë kryesore të lajmeve; krijimin, themeluesit, statutin dhe fuqizimin apo tjetërsimin, modernizimin aktual të shumicës së tyre. 2-Një aneks i veçantë i kushtohet historisë së çmimit “Pulitzer”, një çmim, që u jepet gazetarëve më të mirë në botë për shkrimet më të mira në vite që nga 1917 deri sot. 3-Po ashtu do të flitet edhe për gazetarë të famshëm, që kanë dhënë jetën e tyre në ndjekje të lajmit dhe në shërbim të qytetarëve. 4-Historia e agjencive të lajmeve nga krijimi deri në ditët e sotme shkon njëherësh me historinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike të transmetimit të lajmeve, duke kapërcyer kufijtë detarë e tokësorë për të rritur shpejtësinë e informimit të publikut. 5-Studentët njihen me teknikat më të fundit të raportimit të lajmeve, bazuar në rregullat, etikën dhe tiparet tradicionale të agjencive informative, kryesisht përmes krahasimit të lajmeve për të njëjtat ngjarje. 6-Pjesë e lëndës janë edhe kodet e etikës gazetareske së agjencive dhe secilit shtet, ku ato janë vendosur.

Objektivat

1-Studentët do të marrin njohuri themelore për agjencitë e lajmeve, si lindën ato dhe si funksionojnë sot në kohët moderne. 2-Studentët do të mësojnë nga krahasimi i raportimeve të këtyre agjencive ecurinë e punës, manualet teorike që zbatohen praktikisht sot në zyrat e tyre. 3-Studentët do të mësojnë mbi zhvillimin e madh, që ka marrë gazetaria sot në botë, do të njohin sukseset e agjencive profesionale, të respektojnë themeluesit e gazetarisë, dhe sakrificat e gazetarëve aktualë. Kështu ata do të mësojnë disa nga sekretet e punës profesionale dhe do të fillojnë të mendojnë se edhe vetë mund të nisin të bëhen gazetarë të aftë dhe të njohur.

Java
Tema
1
Qëllimet e lëndës ”Agjencitë e lajmeve”. Fillimet e punës së agjencive të lajmeve. Lindja dhe përhapja e tyre. Disa lloje agjencish dhe tipare të agjencive që lidhen me pronarin, me shtetin, me gjeografinë. Themeluesit e agjencive në Europë. Themeluesit në SHBA. Përfshirja e qeverive në veprimtarinë e agjencive të lajmeve. (Faqet përkatëse në librin e lektorit) 2. Çmimet Pulitzer. Jeta e Joseph Pulitzer. Kontributi i Pulitzer në gazetarinë e kohës. Kontributi i tij në gazetarinë botërore. Historia e Çmimeve Pulitzer. Emri Pulitzer është një mit për gazetarinë. Të dhënat për cmimet Pulitzer. Administrimi, llojet dhe kriteret e një Pulitzer-i. Niset me cmimin e parë Pulitzer 1917. (Faqet përkatëse në librin e lektorit) 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë. (Shembuj lajmesh të sjellë nga lektori dhe studentët).
2
1. Përfshirja qeveritare në veprimtarinë e agjencive. Kartelet Europiane të agjencive. Pas Luftës së Parë Botërore. (Faqet përkatëse në librin e lektorit) 2. Nis detajimi i cmimeve Pulitzer në çdo 7 vite, nga viti 1917 – 1926. 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë. (Shembuj lajmesh të sjellë nga lektori dhe studentët).
3
1.Profilet e agjencive kryesore. Agjencia Franceze e Lajmeve AFP. (1835). Themelimi i AFP, Sharl-Luis Havas. Historia e saj deri në kohët moderne. Statusi aktual dhe zgjerimi i saj. Agjencia AP. Themelimi i AP. (1846). Historia dhe kohët moderne. Struktura e raportimit ditor. Style book i AP. (Faqet përkatëse në librin e lektorit) 2. Cmimet Pulitzer në çdo 7 vite, nga viti 1927 - 1936 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë. (Shembuj lajmesh të sjellë nga lektori dhe studentët).
4
1.Agjencia e Lajmeve Reuters. Themelimi i Reuters. (1850) Pol Julius Reuter. Historia e agjencisë deri në kohët moderne. Statusi aktual dhe zgjerimi i saj. (Faqet përkatëse në librin Historia e Agjencive). MTI hungareze (1873). ANA GREKE (1895). BTA BULLGARE (1898). Agjencia Ruse e Lajmeve ITAR-TASS. (1904). dhe UPI (1907). ANADOLU Agency 1920 - Themelimi. Historia deri në kohët moderne. Statusi aktual.2. Vazhdojnë cmimet Pulitzer në çdo 7 vite, nga viti 1937 - 1946. 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë. (Shembuj lajmesh të sjellë nga lektori dhe studentët).
5
ATSH shqiptare (1929). Mihal Sherko, themeluesi i saj. (Leksion enkas nga lektori, që shpërndahet studentëve me email). 2. Pulitzer nga viti 1947 - 1956. 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
6
1. Themelimi i Agjencia kineze Xinhua (1931). Themelimi dhe rritja e agjencise kineze. Zhvillimi, politizimi. Profesionalizmi dhe censura ne Kine. Themelimi i ANP (1934) EFE spanjolle 1939. RIA NOVOSTI 1941. Historia dhe puna e RIA Novosti. Lindja dhe pavaresia. (faqet përkatëse në librin e lektorit). 2. Cmimet Pulitzer 1957 - 1966. 3.Analiza dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë. (Shembuj lajmesh të sjellë nga lektori dhe studentët).
7
1. Disa koncepte të reja në gazetari. Profili i gazetarit të agjencisë. Ndryshimet me raportimit për një agjensi lajmesh dhe një reporter i televizionit tradicional. Formati i raportimit dhe lajmit të agjencisë, modelet e raportimit. Të përbashkëtat dhe dallimet mes agjensive të ndryshme. (Leksion i përgatitur enkas nga lektori, shpërndahet për studentët me email). 2. Cmimet Pulitzer 1967 – 1976 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
8
Provim Gjysmëfinal
9
1.Agjencitë pas Luftës së Dytë Botërore. Transformimi i qëllimeve dhe objektivave profesionale tek agjencitë e vjetra dhe të reja. Vala e pavarësisë së agjencive nëpër botë. Lindja dhe zhvillimi i tyre në Amerikë Latine, Azi, Afrikë dhe pjesë të ndryshme të botës. NAM dhe NËICO. (Faqet përkatëse në librin e lektorit). 2. Cmimet Pulitzer nga viti 1977 – 1986. 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
10
1. ANSA italiane (1945). TANJUG 1945. Agjencia japoneze Kyodo. (1945). Agjencia DPA, historia dhe forcimi i saj. (1949). (Faqet përkatëse në libër). 2. Cmimet Pulitzer nga 1987 - 1996. 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
11
Koha pas Luftës se ftohtë. Agjencia koreane Yonhap 1980. EPA (1985). Forcimi i tyre. Vecoritë e fotografisë. Fotografia si lajm dhe zhvillimi i mjeteve nga filmi tek foto digjitale. 2. Cmimet Pulitzer 1997 - 2006 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
12
1. Histori e shkurtër e pajisjeve kryesore të transmetimit të lajmeve. Transformimi i agjencive të lajmeve në epokën e mediave online dhe mediave sociale, sfida e përshtatjes me ritmin e ri të qarkullimit të informacionit. Struktura të reja multimediale. 2. Cmimet Pulitzer 2007 - 2016 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
13
Gazetaria e internetit. …Interfax ruse (1989). Beta 1992. Hina kroate 2001. 2. Cmimet Pulitzer 2017 - 2014 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
14
1.Vlerat e agjencive te lajmeve. Kriteret etike dhe profesionale. (Faqet përkatëse në libër) 2. Cmimet Pulitzer 2015 - 2021 3.Analiza, krahasime dhe diskutim mbi lajmet e përzgjedhura nga agjencitë.
15
Përsëritje të përgjithshme
16
Provim Final
1
Studentët duhet të jenë në gjendje të tregojnë në çdo kohë në vija të përgjithshme lindjen dhe zhvillimin e agjencive kryesore të lajmeve..
2
Të njohin një pjesë të sukseseve që gazetaria botërore arrin dhe nderohet me çmime Pulitzer.
3
Të mprehin aftësitë për të dalluar detaje të rëndësishme të teksteve të agjencive të ndryshme
4
Të dinë të krahasojnë materiale gazetareske nga pikëpamja e realizimit teknik
5
Studentët duhet të arrijnë të përvetësojnë brenda pak javësh konceptet bazë të punës, stilin dhe karakterin profesional të agjencive
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 0 0
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
118
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.72
ECTS
5.00