Edukimi mbi median dhe informacionin

Print

Erlis Çela, PhD

Kodi
COM 103
Emri
Edukimi mbi median dhe informacionin
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
3.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Edukimi mbi median dhe informacionin përbën një fushë të re studimesh. Në në epokën dixhitale ku rreziku i dizinformimit dhe informacioneve të rreme, është gjithnjë në rritje, pajisja e njerëzve me njohuri dhe mjete për të kuptuar mënyrën e funksionimit të mediave dhe vlerësuar ndikimin mediatik mbi shoqërinë, përbën një nevojë në rritje. Kjo lëndë është konceptuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë mediat në mënyrën sesi ato funksionojnë dhe ndikojnë opinionin publik, si dhe ti pajisë ata me aftësi dhe kompetenca të nevojshme për të analizuar në mënyrë kritike produkin mediatik. Gjatë lëndës synohet të analizohen qëllimet dhe metodat e industrive të ndryshme të medias, të identifikohen efektet që ka media mbi njerëzit, të kuptohen përfitimet dhe efektet e mundshme negative të përmbajtjes mediatike, si dhe të identifikohen teknikat për t'u bërë më të informuar mbi median, si individë dhe si shoqëri. Temat e tilla si efektet e mediave në aftësitë tona njohëse; dhe rëndësia e njohurive të botës reale do të shtjellohen së bashku me raste studimore dhe koncepte të tjera që kanë lidhje me edukimin e audiencave mbi median dhe informacionin. Synimi kryesore është të kuptojmë më mirë përmbajtjen mediatike, industritë e medias dhe mënyrën se si ato ndikojnë tek ne.

Objektivat

1-Dhënia e njohurive bazë për edukimin mbi median dhe informacionin. 2- Shtjellimi i koncepteve dhe qasje kryesore teorike mbi fushën e edukimit mediatik dhe paisja me aftësi për aplikimin e ketyre koncepteve në praktikë 3-Aftësimi i studentëve në hartimin dhe zbatimin e planeve për rritjen e shklallës së njohurisë së audiencës mbi median. 4-Paisja me njohuri mbi rolin e mediave në shoqëri, ndikimin në opinionin publik, ekspozimin mediatik të grupeve specifike të audiencës siç janë fëmijët, analizimi kritik i përmbajtjes mediatike dhe procesin e prodhimit të informacionit.

Java
Tema
1
Njohja me konceptet e edukimit mediatik. Pse është i rëndësishëm edukimi mbi median dhe informacionin? Ekspozimi ndaj informacionit dhe përmbatjes mediatike dhe problemet që shkakton te audiencat ky ekspozim. Njohja me konceptin e mbingopjes së informacionit dhe rutinës së automatizuar? Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.31-47
2
Qasjet kryesore teorike mbi edukimin mediatik. Çfarë është edukimi mbi median dhe informacionin? Analizimi i përkufizimeve kryesore. Tre kolonat kryesore të edukimit mediatik; aftësitë, struktura e njohurive dhe qendrimi personal. Modeli i “shtatë aftësitësive të edukimit mediatik”. Tetë fazat e zhvillimit të edukimit mediatik të një individi, përdoruesi apo konsumatori të produktit mediatik. W. James Potter, “Media Literacy”, Thirteenth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.49-73
3
Edukimi mbi median, parë nga perspektiva e audiencave. Në përditshmërinë tonë ne përfshihemi vazhdimisht në një seri veprimtarish të përpunimit të informacionit. Këto veprimtari janë filtrimi, koordinimi kuptimor dhe ndërtimi (krijimi) i kuptimit. Në kë leksion do të analizohen këto veprimtari nga këndvështrimi teorik dhe praktik. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.75-105
4
Edukimi mbi median, parë nga perspektiva e industrisë së medias. Masmedia ndërton audienca në mënyrë që të mund të shesin reklamuesve qasje në to. Në ndërtimin audiencave, media përqendrohet në segmete specifike të audiencës ku mund të ofrojnë përmbajtje që plotëson një nevojë, e cila nuk është përmbushur ende. Zhvendosja nga audiencat masive te audiencat e decentralizuara. Tipologjitë e segmentimit të audiencave. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.108-133
5
Fëmijët si audienca të veçanta. Fëmijët trajtohen si një kategori e veçantë e audiencave për shkak të mungesës së pjekurisë dhe përvojës së tyre; megjithatë, vetëm pjekuria dhe përvoja nuk e bëjnë dikë të formuar mediatikisht. Përgjatë këtij leksioni fazat e zhvillimit të fëmijev dhe raporti i tyre me produktin mediatik. Ekspozimi i pa kontrolluar ndaj medias, shkakton dëme ne strukturën e njohurive të fëmijëve. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.138-166
6
Zhvillimi i industrive të masmedias. Historikisht industria e masmedias ka ndjekur modelin e ciklit jetësor në zhvillimin e saj; inovacioni, rritja, kulmi, rënia dhe fazat e adaptimit. Tani forca më e fuqishme që formëson gjendjen aktuale të kësaj industrie është konvergjenca. Në këtë javë do të njihemi me koncpetin e konvergjencës dhe efekteve që ka patur në media. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq.170-199
7
Edukimi mbi median dhe informacionin, parë nga perspektiva ekonomike. Bizneset e industrisë së medias janë në konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën për të siguruar burime të kufizuara, për të tërhequr audiencat dhe për të arritur një fitim sa më maksimal. Njohja e aktorëve kryesore në akonominë e medias. Ata janë (a) “ne” konsumatorët, (b) reklamuesit, (c) kompanitë mediatike, dhe (d) punonjësit e kompanive mediatike. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 205-240
8
Provimi gjysmëfinal
9
Përmbajtja mediatike dhe realiteti. Çfarë është realiti mediatik dhe bota reale. Kriteret për të kuptuar këto dy botë, brenda kontekstit të përmbajtjes mediatike. Në këtë leksion do të kuptojmë se ne jetojmë në dy botë të ndryshme: botën reale dhe botën mediatike. Do të analizojmë faktin se niveli i formimit mediatik që kemi arritur, nuk nënkupton shmangijen e botës medatike. Edukimi mbi median dhe informacionin i ndihmon njerëzit të dallojnë këto dy botë në mënyrë të veçuar. Përgjatë këtij leksionin do të kërkojmë përgjigje për pyetjen “Si ndihmon edukimi mbi median në adresimin e problemeve të dezinformimit dhe fake news? W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 246-265
10
Informacioni dhe lajmet. Në këtë leksion do të analizojmë standardet që njerëzit përdorin për të vlerësuar cilësinë e lajmeve. Leksioni trajton dhe sesi edukimi mbi median ndihmon audiencën për të zhvilluar një këndvështrim ndryshe ndaj informacionit dhe lajmeve. Do të analizojmë pesë perspektiva për të vlerësuar informacionin. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 267-301
11
Industria e argëtimit. Zhanret kryesore të argëtimit; drama, komedia dhe romanca, si pjesë përbërëse e përmbajtjes mediatike. Në këtë leksion do të analizojmë rëndësinë që ka njohja e përmbajtjes medatike me natyre argëtuese, nga përpespektiva e edukimit mbi median dhe infirmacionin. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 308-345
12
Reklamat në perspektivën e edukimit mbi median dhe informacionin. Përgjatë këtij leksioni do të diskutohen tema që përfshijnë kulturën e mbingopur me mesazhe reklamuese. Ndërkohë studentët do të kuptojnë se për të rritur shkallën e njohurive mbi median dhe për t’u mbrojtur nga ndikimi i përhapur i mesazheve reklamuese, duhet të kuptojmë më shumë rreth procesit që reklamuesit përdorin për të hartuar fushatat dhe mesazhet e tyre bindëse. Kur të kemi më shumë njohuri rreth strategjive të fushatës reklamuese, do të jemi më në gjendje të analizojmë dhe vlerësojmë mesazhet reklamuese. Ku leksion do të fokusohet në procesin e konceptimit dhe prodhimit të mesazheve reklamuese, analizën, si dhe vlerësimi i reklamave. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 349-380
13
Mediat ndërvepruese. Mediat ndërvepruese janë platforma që tërheqin audiencën që dëshiron të krijojë përvojat e veta mediatike për qëllime të konkurrencës ose bashkëpunimit. Në këtë leksioni do te fokusohemi në tre lloje të platformave mediatike interaktive , ato që u ofrojnë përdoruesve një përvojë konkurruese, përvojë bashkëpunimi dhe përvojë përvetësimi. Studentët do të njihen me konceptet e edukimit mbi mediat interaktive dhe platformat e mediave sociale. Gjatë leksionit do të analizohen përdorimet e platformave të medias interaktive dhe ndukimi i tyre varësisht qëllimit të përdorimit. Perspektiva e edukimit mbi median ofron mënyra për të bërë vlerësime në lidhje me shkallën në të cilën platforma të ndryshme plotësojnë nevojat e veçanta të audiencave. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 381-414
14
Efektet e mediave. Përgjatë leksionit analizohet nevoja për zgjerimin e perspektivës tonë për efektet mediatike. Leksioni fokusohet në dosdoshmërinë e rritjes së shkallës së njohurive mbi efektet e mediave mbi njeriun si mënyra më e mirë për të kuptuar edukimin mbi median dhe për rrjedhojë fitojmin e kontrollit mbi mesazhet mediatike me të cilat përballemi çdo ditë. Perspektivë katër-dimensionale që fokusohet në- kohën, valencën, qëllimshmërinë dhe llojin - e efekteve të medias, ndihmon në vlerësimin më të plotë të gamës së gjerë të efekteve që media ushtron vazhdimisht mbi njerëzit. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 416-443
15
Si funksionon procesi i efekteve të medias? Leksioni fokusohet në tema që përfshinë format dhe mënyrat se si media ndikon te njerëzit dhe si mund të kontrollohen këto efekte. Faktorët që ndikojnë në efektet e mediave. Njohuri mbi faktorët bazë si, aftësitë njohëse, strukturat e njohurive, faktorët sociologjikë, stili i jetesës, zakonet e ekspozimit në media, etj. W. James Potter, “Media Literacy”, Ninth Edition, SAGE Publications, Inc. 2019, fq. 444-466
16
Provim Final
1
Kjo lëndë do t'i mundësojë studentëve njohuritë bazë rreth edukimit mbi median dhe informacionin.
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi efektet e mediave dhe rolin e edukimit mbi median në kontrollin e këtyre efekteve
3
Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë plane për rritjen e shklallës së njohurisë së audiencës mbi median
4
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë aplikimin e koncepteve në lidhje me edukimin mbi median dhe informacionin për mbrojtjen e audiencave të veçanta si fëmijët dhe adolishentë, nga efektet e medias
5
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë që mbart rritja e shkallës së njohurisë të audiencave, mbi mediat për adresimin e probleme të dezinformimit dhe fake news, dhe mirëfunksionimin e demokracisë
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 10% 10%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 6 96
Orë studimi jashtë klasës
14 0 0
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 0 0
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
96
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.84
ECTS
4.00