E Folura në Publik

Print

Irena Myzeqari, PhD

Kodi
COM 304
Emri
E Folura në Publik
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit njerëzit e kanë përdorur të folurin në publik si një mënyrë vitale komunikimi. Të folurit në publik është një mënyrë e bërjes publike të ideve; e ndarjes së këtyre ideve me njerëzit e tjerë dhe një mënyrë e ndikimit të individëve. Në kurs do të flitet për artin e të folurit në publik dhe do të analizohen të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut. Që një komunikim i tillë të jetë efikas, duhen njohur mirë elementet që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë. Analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit janë disa nga çështjet që do të trajtojmë së bashku.

Objektivat

Në fund të kësaj lënde, studenti do të jetë i familjarizuar me paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. Për të bërë këtë, do të përqëndrohet në disa aspekte si: Çfarë do të thotë të jesh një folës dhe dëgjues etik i mesazheve? Identifikimi i elementeve qëndrorë për një mesazh logjik dhe të mirëorganizuar; Identifikimi dhe prezantimi i llojeve të ndryshme të ligjëratave etj

Java
Tema
1
Hyrje në artin e të folurit në publik;Tradita e folurit në publik; Ngjashmëritë dhe dallimet midis të folurit në publik dhe bisedimit- Të folurit publik dhe mendimi kritik.
2
Analiza e audiencës; Fokusimi te audience; Psikologjia e audiencës; Analiza demografike e audiencës; Analiza e audiencës sipas situatës; Marrja e informacioneve mbi audiencën
3
Zgjedhja e një teme dhe qëllimi; Zgjedhja e një teme; Përcaktimi i qëllimit të përgjithshëm dhe specifik; Formulimi i idesë kryesore
4
Etika dhe të folurit në publik; Rëndësia e etikës; Këshilla për të folurit etik; Plagjiatura; Këshilla për dëgjimin etik Dëgjimi; Dëgjimi dhe të menduarit kritik; Shkaqet e dëgjimit të dobët
5
Mbledhja e materialeve; Përdorimi i njohurive dhe i përvojave vetjake; Kërkimi në bibliotekë; Kërkimi në internet; Intervista; Këshilla për punën kërkimore
6
Organizimi i pjesës kryesore të fjalimit- Pikat kryesore- Materialet mbështetëse
7
Fillimi dhe fundi i fjalimit; Hyrja; Konkluzioni; Skicimi i fjalimit; Skica e përgatitjes; Skica e mbajtjes së fjalimit
8
Përdorimi i gjuhës; Kuptimi i fjalëve; Përdorimi i saktë dhe i qartë i fjalëve; Përdorimi i përshtatëshëm i gjuhës
9
Mbajtja e fjalimit; Metodat e mbajtjes së fjalimit; Zëri i folësit; Trupi i folësit
10
Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore; Llojet e mjeteve ndihmëse pamore; Përdorimi i Power Point-it
11
Llojet e fjalimeve; Të flasësh për të informuar; Të flasësh për të bindur
12
Metodat e bindjes; Ndërtimi i besueshmërisë; Përdorimi i evidencës; Arsyetimi; Tërheqja emocionale (patosi)
13
Fjalimet për raste të veçanta; Fjalime prezantuese; Fjalime dorëzimi të një vlerësimi publik; Fjalime pranimi të një vlerësimi publik; Fjalime përkujtimore; Fjalimet e pasdarkave
14
Fjalimet në grupe të vogla; Çfarë është një grup i vogël?; Udhëheqja dhe përgjësitë në grupe të vogla; Metodat e mendimit reflektues; Prezantimi i mendimeve të grupit
15
Përsëritje, prezantim i projekteve studentore
16
Provim Final
1
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse.
2
Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë dhe analizimin e audiencës para dhe pas ligjërimit publik
3
Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë elementët qëndrorë për një mesazh logjik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 33 33
Provimi përfundimtar
1 40 40
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00