Shtypi i Shkruar dhe Online

Print

Valmora Gogo, PhD

Kodi
COM 252
Emri
Shtypi i Shkruar dhe Online
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda ofron një përmbajtje të zgjeruar mbi shtypin e shkruar dhe atë online. Në këtë kurs do të trajtohen në mënyrë të detajuar zhanret kryesore të gazetarisë, si dhe sfidat e shtypit tradicional përballë medias online. Cilat janë karakteristikat kryesore të shtypit shqiptar? Cilat janë sfidat e medias tradicionale në erën e zhvillimeve të vrullshme teknologjike? A do t’i mbijetojë shtypi medias online? Shtypi i shkruar përballë medias online do të jetë në fokus të këtij kursi.

Objektivat

Në këtë kurs synohet që studentët: - Të kuptojnë dhe njohin të gjitha zhanret e gazetarisë tradicionale. - Të njohin dhe zhvillojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e vazhdueshme të medias online. - Të aftësohen mbi mënyrat e përcjelljes së informacionit nëpërmjet shtypit të shkruar dhe medias online. - Të konceptojnë më qartë sfidën midis medias tradicionale dhe asaj të re.

Java
Tema
1
Si ka ndryshuar peizazhi mediatik dhe sfidat e reja. Trajtimi i konvergjencës, digjitalizimit, ndryshimit mes lexuesve dhe audiencave interaktive, hibridizimi etj. Pse redaksive të shtypit u është dashur të përshtaten me zhvillimet e teknologjisë dhe internetit? Pse u desh të kalonin në versione online, madje të krijonin nën mbrojtjen e tyre media të mirëfillta online?
2
Parimet e raportimit dhe shkrimit të lajmeve. A kanë ndryshuar? Si menaxhohen lajmet në modele të reja të redaksive. Si kanë ndryshuar redaksitë tradicionale të lajmeve.
3
Profili i ri i gazetarit; çfarë mban të trashëguar nga modeli tradicional i të bërit gazetari në shtyp dhe çfarë aftësish të reja ka fituar. Burimet. Të bësh gazetari në 2020-ën.
4
Pika lidhëse mes shtypit të botuar dhe atij online: ZHANRET. Çfarë janë zhanret dhe si kanë ndryshuar ato? Një thellim mbi gazetarinë e re dhe atë tradicionale me fokusin te zhanret: zhanret informative, analitike, zhanret në medien online etj.
5
Pse ka rëndësi të kuptojmë që sot kushdo mund të prodhojë përmbajtje mediatike; Edukimi Mediatik dhe njohja me rreziqet në një hapësirë të mbingarkuar me informacion.
6
Komunikimi vizual dhe multimedia- e reja që sjell peizazhi i ri mediatik. Nga faqosësit te mjeshtëria e gazetarëve në përdorimin e audios, videos, fotove, grafikëve etj.
7
Njohja dhe shërbimi etik ndaj audiencës interaktive. Ndjekja e lajmit. Kush po na lexon?
8
Provim Gjysmëfinal
9
Ku ta gjejmë frymëzimin? Si të zgjedhim temën për artikullin e radhës. Si të punojmë me burimet, balancën etj. Një investigim mund të gjejë dritën e publikimit i nxitur edhe nga statuse audiencash në “Facebook” e rrjete të tjera sociale. Si të përdorim rrjetet sociale në mënyrë të zgjuar.
10
Si të shkruajmë për një medie online? Parimet e një shkrimi të mirë. Shpejtësia dhe saktësia.
11
Si të shkruajmë për një medie online? Mjetet dhe teknikat. Të zbatuarit e shumë detyrave njëherësh.
12
Si të redaktojmë për një medie online? Parimet e punës me rezultat.
13
Si të redaktojmë për një medie online? Zëri dhe stili. Të shkruash shqip.
14
Vendosja dhe komunikimi i besueshmërisë në hapësirat digjitale. E drejta e autorit.
15
Prezantim Projekti
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuri mbi shtypin dhe median online.
2
Studentët do të jenë të aftë të dallojnë dhe përgatisin lajme për t’i publikuar në gazeta, revista dhe faqe interneti.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë e të mbrojnë mendimet dhe idetë e tyre mbi median shqiptare në përgjithësi, si kontribut për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të integruar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 13 13
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00