Agjencitë e Lajmeve

Print

Ardita Reci, PhD

Kodi
COM 216
Emri
Agjencitë e Lajmeve
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Gazetaria e Agjensisë-mbeshtetet kryesisht në praktika gazetareske të domosdoshme per t’u respektuar në një treg mediatik të hapur ndaj zhvillimeve të reja teknologjike. Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve janë industritë fuqishme dhe líder të informimit duke iu përshtatur në çdo kohë modeleve të reja numerike ,të diktuara nga shumë faktorë e aktorë ekonomikë ,politikë e gjeo-politikë. Agjensitë e lajmeve janë industri e ngritur sipas nevojave të një tregu të hapur,ku lajmi shitet si mall i formatuar në mënyra të ndyshme,tekst,foto,video,infografistative apo e levizëshme:gjithçka e transmetuar ndërmjet mjeteve të shumta të komunikimit që nga satelitet e deri tek telefonat mobilë apo edhe duke kaluar nga ora që mbajmë në dorë…e nga ku mund të kalojë shumë shpejte dhe informacionit. Per arsye te shpejtesise se lajmit qe percillet në kohë reale ndermjet mjeteve te shumta te informacionit qê gjithmonë janë në zhvillim, praktikat e shkrimit dhe raportimit te lajmit te Agjensise jane futur gjeresisht n ëgazetarinë bashkekohore edhe janë bërë pjesë e sistemeve të tjera të industrisë s ëkomunikimit ,të futura gjërësisht në treg. Agjensitë e lajmeve funksionojnë sot si industria të mëdha informacionit duke qenë të detyruara t’i përshtaten nevojave të një tregu që gjithnjë e më tepër po bëhet i konkurueshëm ndêrmjet futjes së metodave apo sistemeve të tjera numerike .

Objektivat

Informacion i plotë per Agjensitë nderkombetare e kombetare të Lajmeve.Njohja me ndërtimin institucional të një Agjensie Lajmesh dhe tregu që ajo mbulon.Funksionimi i Agjensive të lajmeve, gjeopolitika e mbulimit të informacionit.Menyrat e raportimit të lidhura ngushte me evolucionet e epokës numerike gjë që ndikon drejtperdrejtë edhe në formatin e shkrimit, por edhe në format e kategorite e tjera të raportimit si infografia,qoftê fikse qoftë edhe levizëse, video, fotografía digitale. Roli i Agjensive të lajmeve brenda një tregu të ri “digital story-telling”. Brenda kësaj botë lëvizëse, informacioni i përcjellë nga Agjensitë e Lajmeve apo mjetet e tjera komplementare të informacionit si kanalet informative( News),telefonía mobile¨, video etj, ka specifika dhe rregulla të caktuara të ndarjes së lajmit dhe te pasurimit të tij mbi bazën e një metodologjie e praktike të caktuar.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës. - Qëllimi dhe objektivat.
2
Lindja dhe zhvillimi i agjencive të lajmeve - Llojet e agjencive
3
Kontrolli dhe pronësia e agjencive kryesore të lajmeve
4
Agjencitë kryesore të lajmeve, ndërtimi i tyre institucional
5
Kontrolli dhe pronësia e Agjensive kryesore të Lajmeve/ Reuters/ AFP/ AP
6
Deontologjia e produksionit
7
Informacioni on-line në Agjensitë e Lajmeve ,raportet me mediat sociale apo mediat e tjera masive
8
Provim Gjysmëfinal
9
Mbulimi i konflikteve, ngjarjeve, kontrolli redaksional
10
Roli,struktura, raportet e Agjensisë shqiptare të Lajmeve me mediat vizive e të shkruara në Shqipëri/ Agjensitë kombëtare/ Organizimi
11
Dallimet nga gazetaria e mediave masive
12
Rregullat e raportimit dhe transmetimit në Agjensitë e Lajmeve
13
Vizitë në agjencitë e lajmeve
14
Përmbledhje e njohurive të trajtuara në lëndë
15
Prezantim projekti
16
Provim Final
1
Funksionimi i Agjensive të Lajmeve.Orientimi në një treg mediatik që lëviz çdo ditë.
2
Rendësia e një informacioni në një Agjensi Lajmesh/ Cfarë përbën informacion, lajm për një Agjensi nderkombetare Lajmesh.Cili është dallimi midis një Agjensie Nderkombetare Lajmesh dhe një Agjensie kombetare. Qarkullimi i informacionit, rendësia e respektimit të deontologjisë të informacionit .Klientët e Agjensive të Lajmeve.Lenda mbështet bazën teorike e shkencore,mbi shembuj konkretë e të përditësuar, të transmetimit të një lajmi të caktuar nga Agjensitë e huaja të Lajmeve, gazetat apo televizionet informative BBC,CNN. Kjo menyrë krahasimore e ndihmon studentin të shohë lajmin jo në kornizat e ngushta të rregullave teorike,por edhe ti zgjerojë atij njohuritë mbi bazën e kërkesave të tregut mediatik duke e ndihmuar të orientohet më mirë në këtë treg e të gjejë tek ai edhe mundësi për të ngritur më pas edhe karrierën e tij. Të aftësojë studentin me mënyrat e sotme të shkrimit dhe transmetimit të informacionit të shkurtër e konçiz – ndërmjet organizimit të lajmit me numër fjalësh –sipas kërkesave të medias, por edhe të operatoreve të tjerë që për arsye të shpejtësisë së komunikimit,transmetimit të informacionit nëper mjete teknologjivetë reja ( celularëve p.sh) po preferojnë gjithnjë e më shumë këtë menyrë shkrimi lajmi
3
Të ndërgjegjësojë studentët se gazetaria nuk është thjesht dhe vetëm shkrim,raportim, redaksi ,por një industria që imponon rregulla,të diktura edhe nga një zhvillim i vrullshëm.Gazetaria e Agjensisë e bën studentin të kuptojë se pavarësisht nga shpejtësia apo kushtet e tjera të transmetimit të informacionit ,parimet bazë të vërtetësisë mbi bazen e verifikimit mbeten të pacenueshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 5 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
124
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.96
ECTS
5.00