- Kodi
- COM 301
- Emri
- Hyrje në Analizë Ligjerimi
- Semestri
- 5
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Duke nënvijëzuar fjalën “diskurs” jepet ideja se gjuha është strukturuar sipas modelesh (struktura) që shprehjet e njerëzve i ndjekin kur marrin pjesë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, si për shembull “diskursi mjekësor”, diskursi politik” etj. Analiza e diskursit është analiza e këtyre modeleve. Ajo nuk është vetëm një qasje, por një seri qasjesh ndërdisiplinore të cilat mund të përdoren për të hetuar shumë fusha në studime të llojeve të ndryshme. Tre qasje të ndryshme të analizës së diskursit: Teorinë e diskursit të Ernesto Laclau dhe Chantal Mouffe-it; Analizën kritike të diskursit; Psikologjinë discursive jane te pranishme ne kete kurs.
- Objektivat
-
Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që te kuptojne se: - mënyrat tona të të folurit nuk e reflektojnë në mënyrë neutrale botën tone; - identitetet dhe marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol aktiv në krijimin dhe ndryshimin botës; - diskurse të ndryshme, të cilat përfaqësojnë mënyra të veçanta të të folurit mbi dhe të të kuptuarit të botës shoqërore, janë të përfshirë në një luftë konstante me njëri-tjetrin për të zotëruar secili për vete hegjemoninë, që do të thotë të drejtën hegjemone për të fiksuar kuptimet e gjuhës në mënyrën e vet; - përdorimi konkret i një gjuhe mund të ndryshojë diskurset individuale dhe prej andej edhe botën shoqërore dhe kulturore përmes kombinimit të elementëve të marra prej diskursesh të ndryshme; - aksesi ynë tek realiteti ndodh përherë përmes gjuhës. Përmes gjuhës ne krijojmë përfaqësimet e realitetit të cilat nuk janë kurrë vetëm reflektime të realitetit paraekzistues, por kontribuojnë për ta ndërtuar realitetin.
- Java
- Tema
- 1
- Gjuha si shprehje, veprim dhe ekzistencë; Gjuha dhe praktikat; Gjuha dhe “politikat”; Dy analiza.
- 2
- Misioni i të ndërtuarit. Të ndërtosh nëpërmjet gjuhës; Një shembull praktike.
- 3
- Mjetet e hulumtimit dhe ligjërimet. Ligjërimi: Kush dhe Çfarë.
- 4
- Gjuhët sociale, Bashkëbisedimet dhe Intertekstualiteti; Kush-bën-çfarë në gjuhë; Dy aspekte të gramatikës.
- 5
- Ndërlidhjet formë-funksion, kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara; Analizë kritike e ligjërimit.
- 6
- Më shumë mbi botët e konfiguruara; Simulimet në mendje; të gjitha kuptimet janë lokale; botët e konfiguruara në konflikt; botët e konfiguruara si mjete hulmutimi...
- 7
- KONTEKSTI; Konteksti dhe refleksiviteti; Konteksti dhe misioni i ndërtimit; Kuptimet në situatë dhe botët e konfiguruara (rishqyrtim); Gjuhët sociale dhe Ligjërimet (rishqyrtim); Intertekstualiteti dhe Bashkëbisedimet.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Analiza e Ligjërimit. Transkiptimi; Një analizë “ideale” ligjërimi; Vlefshmëria.
- 10
- Përpunimi dhe organizimi i gjuhës. Fjalë funksionale dhe fjalë përmbajtjesore; Informacioni; Theksi dhe intonacioni; Vargje; Strofat; Makrostruktura; Makrovargje; Si është gdhendur kuptimi.
- 11
- Shembull i analizës së ligjërimit 1. Të dhënat e intervistës si një shembull; Bashkërendimi i identiteteve sociokulturore në situatë.
- 12
- Shembull i analizës së ligjërimit 2. Një rast studimor: Sandra; Rrëfimi i Sandrës.
- 13
- Shembull i analizës së ligjërimit 3.
- 14
- Analiza e ligjërimit për Imazhet dhe Tekstet Multimediale.
- 15
- Analiza kritike e diskurit politik (shembuj, kontekste të ndryshme të ligjërimit politik kombëtar dhe ndërkombëtar).
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të llojeve të ndryshme të diskurseve.
- 2
- Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi rolin e diskursit në ndërtimin dhe ndryshimin e botës shoqërore.
- 3
- Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë mbi shumësinë e identiteteve diskursive.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 1 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 11 11
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00