Shtypi i Shkruar dhe Online

Print

Jola Marku, Msc

Kodi
COM 252
Emri
Shtypi i Shkruar dhe Online
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda ofron një përmbajtje të zgjeruar mbi shtypin e shkruar dhe atë online. Në këtë kurs do të trajtohen në mënyrë të detajuar zhanret kryesore të gazetarisë, si dhe sfidat e shtypit tradicional përballë medias online. Cilat janë karakteristikat kryesore të shtypit shqiptar? Cilat janë sfidat e medias tradicionale në erën e zhvillimeve të vrullshme teknologjike? A do t’i mbijetojë shtypi medias online? Shtypi i shkruar përballë medias online do të jetë në fokus të këtij kursi.

Objektivat

Në këtë kurs synohet që studentët: - Të kuptojnë dhe njohin të gjitha zhanret e gazetarisë tradicionale. - Të njohin dhe zhvillojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e vazhdueshme të medias online. - Të aftësohen mbi mënyrat e përcjelljes së informacionit nëpërmjet shtypit të shkruar dhe medias online. - Të konceptojnë më qartë sfidën midis medias tradicionale dhe asaj të re.

Java
Tema
1
Historiku i shtypit të shkruar- Të dhëna për pamfletin- Dallimi midis polemikës dhe pamfletit
2
Zhanret në shtypin e shkruar - Diskutim mbi zhanret; Reportazhi, Përshkrimi
3
Zhanret në shtypin e shkruar - Diskutim mbi zhanret; Editoriali, Komenti dhe Artikulli publicistik
4
Historiku i internetit- Lindja dhe konsolodimi si medium i komunikimit
5
Të kuptojmë mediat e reja
6
Audiencat- Mediat onine dhe tranformimi i rolit të audiencave
7
McLuhan dhe determinizmi teknologjik
8
Provim Gjysmëfinal
9
Gazetaria qytetare
10
Politika ekonomike e mediave te reja
11
Vizualiteti dhe vizibiliteti dixhital
12
Etika në mediat e reja- Sfidat dhe dilemat etikë të mediave online
13
Mediat e reja dhe Identiteti
14
Marketingu dhe Marrëdhëniet Publike në mediat e reja
15
Mediat e reja dhe kultura e pjesëmarrjes
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuri mbi shtypin dhe median online.
2
Studentët do të jenë të aftë të dallojnë dhe përgatisin lajme për t’i publikuar në gazeta, revista dhe faqe interneti.
3
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë e të mbrojnë mendimet dhe idetë e tyre mbi median shqiptare në përgjithësi, si kontribut për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të integruar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 15% 15%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
65%
Përqindja e provimit përfundimtar
35%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 13 13
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00