Aftësi Komunikimi I

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
ELL 115
Emri
Aftësi Komunikimi I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Kursi synon kuptimin e komunikimit njerëzor duke theksuar gjuhën si një karakteristikë e njeriut. Kjo përfshin: komunikimin ndërpersonal dhe komunikimin në biznes, eksplorimin e gjuhës së trupit dhe komunikimin intrapersonal, si dhe komunikimin e publikut në mjetet e informimit publik.

Objektivat

Studenti duhet të kuptojë komunikimin si një pajisje jetësore e njeriut, të jetë në gjendje të vlerësojë komunikimin në një nivel njerëzor dhe ndërpersonal, të mësojë si të jetë bindës dhe efektiv në të folur dhe gjatë intervistimit për grupe të vogla dhe publikun, dhe të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë kritike përdorimet e komunikimit në masmedia.

Java
Tema
1
Hyrje: Ky leksion jep një shpjegim të lëndës në përgjithësi dhe kuptimin e komunikimit. Do të shpjegohet përkufizimi i komunikimit dhe fushat e zbatimit të tij si dhe tre nivelet e kuptimit që lidhen me komunikimin. (fq. 9-28, Kapitulli 1, Improve Your Communication Skills; Alan Barker, Kohan Page, 2016.)
2
Komunikimi njerëzor; Llojet e komunikimit. Ky leksion do të përqëndrohet në llojet e komunikimit si dhe shpjegimet përkatëse. Do të flitet rreth funksioneve të komunikimit duke përfshirë edhe nevojat fzike, praktike, sociale dhe të identitetit. (fq. 3-11, Kapitulli 1, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
3
Modelimi i komunikimit; Ky leksion adreson modelet e komunikimit linear dhe transaksional, evolucionin dhe diferencat e tyre. Leksioni do të përqëndrohet tek koncepti i zhurmës në komunikim dhe llojet e tij. Po kështu, do te flitet rreth kompetencës së komunikimit dhe tiparet e komunikuesit kompetent. (fq. 12-24, Kapitulli 1, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
4
Keqkuptimet; Leksioni do të përqëndrohet në sqarimin e keqkuptimeve si dhe në faktin që çfarë duhet të shmanget gjatë komunikimit. Do të flitet rreth tendencave të zakonshme të perceptimit dhe faktorëve që ndikojnë në këto perceptime në situata të ndryshme. Do të shpjegohen edhe tema të tjera si; perceptimi dhe kultura, empatia dhe perceptimi dhe kontrolli i perceptimit. (fq. 33-48, Kapitulli 2, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
5
Të perceptosh vetveten. Ky leksion do t’i adresohet konceptit të vetvetes dhe zhvillimit të saj. Do të shpjegohet ndikimi i kulturës në krijimin e konceptit të vetvetes. Po kështu do të shpjegohet përkufizimi i vetvetes në këndvështrimin publik e privat, si dhe identiteti dhe menaxhimi i përshtypjeve. (fq. 48-73, Kapitulli 2, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
6
Gjuha. Leksioni do të përqëndrohet në përdorimin e rregullave sintaksore, sematike, fonologjike dhe pragmatike si dhe rreth faktit sesi përdorimi i tyre ndikon në kuptimin e mesazhit. Leksioni identifikon mënyrat në të cilat formohet gjuha dhe si relekton qëndrimet. (fq. 75-113, Kapitulli 3, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
7
Të dëgjuarit; Në këtë temë do të shpjegohen keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me të dëgjuarit. Do të flitet rreth 5 komponentëve të të dëgjuarit dhe pesë llojeve më të zakonshme të të dëgjuarit joefektiv. (fq. 116-126, Kapitulli 4, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Të dëgjuarit; Në vijim të leksionit paraardhës do të diskutohen stilet e të dëgjuarit personal, personat e orientuar rreth përmbajtjes, veprimit dhe kohës. Po kështu do të shpjegohen tre llojet e të dëgjuarit; informal, kritik dhe empatik. (fq. 127-151, Kapitulli 4, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
10
Komunikimi joverbal; Ky leksion identifikon karakteristikat e komunikimit joverbal dhe ndryshimet mes tij dhe komunikimit verbal. Do të shpjegohet sesi kultura dhe gjinia ndikojnë në komunikimin joverbal. Në të njëjtën kohë do të flitet rreth funksioneve të shumta të komunikimit joverbal dhe sesi shërbejnë ato dhe lidhjen ndërmjet mesazheve joverbale me ato verbale. (fq. 154-167, Kapitulli 5, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
11
Komunikimi joverbal; Në vijim të leksion paraardhës, këtë javë përqëndrimi do jetë tek llojet e komunikimit joverbal, të cilët përfshijnë; qëndrimin dhe gjestet, fytyrën dhe sytë, zërin, prekjen, paraqitjen fizike dhe tërheqjen, distancën dhe territorin, kohën, ambientin fizik. (fq. 167-184, Kapitulli 5, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
12
Komunikimi ndërpersonal. Do të flitet rreth karakteristikave që dallojnë marrëdhëniet ndërpersonale me ato personale. Po kështu, në leksion do të shpjegohet rreth përmbajtjes e dimensioneve të marrëdhënieve të çdo mesazhi si dhe roli i meta-komunikimit në dhënien e mesazhit marrëdhënës. Leksioni shpjegon edhe për dimensionet dhe influencën e intimitetit në marrëdhenie. (fq. 185-197, Kapitulli 6, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
13
Komunikimi ndërpersonal. Do të flitet rreth fazave të marrëdhënies dhe tensioneve dialektike që janë prezent në njv marrëdhënie. Leksioni identifikon shkallën e marrëdhënies vetë-zbuluese dhe për çfarë shërben ajo. Në të njëjtën kohë do të shpjegohet rreth mënyrës së përpilimit të mesazheve zbuluese efektive dhe të përshtatshme. (fq. 197-225, Kapitulli 6, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
14
Përmirësimi i marrëdhënieve ndërpersonale. Ky leksion do të shpjegoje rreth rolit të klimës komunikuese në marrëdhëniet ndërpersonale dhe llojet e mesazheve që kontribuojnë në konfirmimin dhe jo konfirmimin e kësaj klime. Do të flitet rreth karakteristikave të komunikimit jo-pohues, të drejtpërdrejtë agresiv, agresiv pasiv, indirekt dhe vetëbesues. Do të shpjegohet rreth ndryshimit ndërmjet komunikimit; fito-humb, humb-humb, kompromisit, qasjes fito-fito, te përdorura në zgjidhjen e konflikteve. (fq. 227-257, Kapitulli 7, Understanding Human Communication; Ronald B. Adler and George Rodman, Oxford Press, 2014.)
15
Përsëritje e temave.
16
Provim Final
1
Te kuptuarit intrapersonal, ndërpersonal dhe komunikimi masiv si dhe çështjet teorike që përbëjnë bazën e tyre
2
Te qenurit ne gjendje për të bërë aplikimin praktik të aftësive të komunikimit në kërkim dhe në të folurën bindëse dhe efektive
3
Te kuptuarit e aftësive të komunikimit të biznesit e shoqëruar me praktikë: intervistimi, memorandume, konkluzione, duke arritur në nivele të larta.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 6 6
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00