Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor)

Print

Arti Omeri, PhD

Kodi
PRD 224
Emri
Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor)
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Qëllimi i kësaj lënde është që tu japë informacion të rriturve, fëmijëve dhe familjeve të tyre për të mësuarin dhe zhvillimin e fëmijëve duke i ofruar programe. Vlerësimi i zhvillimit dhe të mësuarit të fëmijëve përfshin vëzhgimin inteligjent të fëmijëve nga mësues me përvojë dhe njohuri me qëllim përmirësimin e programit. Vlerësimi kryhet minutë pas minute ndërkohë që të rriturit dëgjojnë, shikojnë, dhe ndërveprojnë me një fëmijë apo me grupe fëmijësh. Këto vëzhgime të vazhdueshme na sigurojnë informacionin bazë për një vlerësim më të thellë që është pjesë integrale e marrjes së vendimeve për përmbushjen e nevojave të fëmijëve.

Objektivat

Planifikimi, masat dhe vlerësimi mund të na japin katër lloje informatash për: fëmijët, prindërit, mësuesit, dhe programet. Lënda në tërësi paraqet strategji kryesore se si të planifikojmë, të masim dhe të vlerësojmë: 1. Identifikimi i fëmijëve që mund të kenë nevojë për shërbime të specializuara. 2. Planifikimi i mësimeve për individët dhe grupet e fëmijëve. 3. Përcaktimi i përmirësimit të programit dhe nevojat e zhvillimit të stafit. 4. Vlerësimi se si një program po realizon qëllimet tek fëmijët.

Java
Tema
1
Koncepte të përgjithshme të lidhura me matjen dhe vlerësimin.
2
Koncepte të lidhura me matjen dhe vlerësimin në arsimin fillor.
3
Vlerësimi diagnostifikues dhe zbatimi i tij në arsimin fillor
4
Vlerësimi formues dhe zbatimi i kësaj forme në arsimin fillor
5
Vlerësimi përmbledhës dhe edukimi në nivelin e arsimit fillor
6
Vlerësimi me portofol dhe vlerësimi i performancës në arsimin fillor
7
Vlerësimi për aftësitë matematikore i aplikuar në arsimin fillor
8
Provim i ndërmjetëm
9
Vlerësimi për aftësitë gjuhësore dhe letrare i aplikuar në arsimin fillor
10
Vlerësimi për formimin e nxënësve në disiplinat shoqërore në arsimin fillor
11
Vlerësimi për formimin e nxënësve në disiplinat shkencore në arsimin fillor
12
Artet vizuale dhe dramatike dhe vlerësimi i tyre në arsimin fillor.
13
Planifikimi i vlerësimit , mbledhja e informacionit , analiza e të dhënave dhe raportimi i rezultateve të vlerësimit
14
Statistikat mbi zhvillimin dhe aplikimi i tyre në vlerësim
15
Kërkime të thelluara të zbatuara në lidhje me vlerësimin në institucionet arsimore.
16
Provimi Final.
1
Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë mbi rëndësinë e matjes dhe vlerësimit në veprimtaritë e mësimdhënies dhe të nxënies në arsimin fillor dhe të zbatojnë teknikat e reja të përvetësuara në kontekstin e ciklit fillor.
2
Studentët do të jenë në gjendje të dallojnë teknikat e vlerësimit për nga efektshmëria e zbatimit të tyre në klasë përpara, gjatë, apo pas procesit të mësimdhënies dhe nxënies
3
Studentët do të jenë në gjendje të kryejnë kërkime të zbatuara të thelluara mbi vlerësimin në disiplina të ndryshme në arsimin fillor
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 35% 35%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 15% 15%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 16 16
Provimi përfundimtar
1 19 19
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00