Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor)

Print

Enkeleda Jata, PhD

Kodi
PRD 217
Emri
Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor)
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda mëton të pajisë studentët me njohuritë e domosdoshme e me aftësitë praktike për zhvillimin e gjuhës dhe të shkrim-leximit në arsmin fillor. Lënda gjithashtu përmbledh studimet kryesore të kryera në fushat e të folurit, të dëgjimit, të leximit dhe të shkrimit. Studimet aktuale, praktika arsimore, dhe materialet mësimore do të analizohen në raport me pikëpamje të ndryshme teorike të gjuhës.

Objektivat

Ky kurs ka si qëllim aftësimin e studentëve në të kuptuarit e mënyrave se si zhvillohen aftësitë e përvetësimit të gjuhës tek fëmijët e arsimit fillor, duke i përgatitur ata kësisoj për profesinon e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet kësaj lënde synohet të mësohen metoda e teknika bashkëkohore, për një mësimdhënie aktive e ndërvepruese, duke u bazuar tek karakteristikat moshore të fëmijëve të arsimit fillor. Gjatë këtij kursi studentët do të aftësohen për një mësimdhënie cilësore; do të zhvillojnë aftësitë profesionale që kanë lidhje me procesin e komunikimit si dhe me raportet midis të folurit të shkruarit dhe të lexuarit.

Java
Tema
1
Dimensionet teorike dhe praktike të shkrim-leximit. Faza zhvillimore e shkrim leximit.
2
Çështjet kyçe në arsimin fillor. Tiparet esenciale dhe kritike të etapave fillestare të shkrim leximit.
3
Gjuha e folur dhe e shkruar. Strategjitë dhe metodat bazë të mësimit të shkrim leximit për fillestarët.
4
Njohuri mbi fonologjinë. Përvetësimi fonologjik. Strategji të përvetësimit të fonemave dhe fjalëve.
5
Rrjedhshmëria në lexim. Procesi i të lexuarit të pajisur me kuptimin e hollësishëm.
6
Fjalori. Pasurimi në fjalor dhe promovimi i tij në etapat zhvillimore të shkrim-leximit.
7
Investimi në strategji inkurajuese të leximit dhe shkrimit në fazat e para të zhvillimit. Aktivitete të integruara, të përqëndruara në përmbajtje.
8
Provim gjysmëfinal
9
Përvetësimi i të lexurit si proces dhe teknikat e zhvillimit të gjuhës së folur.
10
Gjetjet dhe zhvillimet kyçe lidhur me leximin ne grup. Fokusimi në pasurimin e fjalorit nëpërmjet leximit në grup.
11
Aftësitë e të menduarit kritik lidhur me lexim, shqiptimin, dhe shkrim këndimin në tërësi.
12
Përvetësimi i argumentit. Argumentet induktive dhe deduktive. Perspektivat dhe përfundimet.
13
Teknikat të hartuara për mësuesit e rinj. Qëllimet dhe llojet e strategjive të shpjegimit të shkrim-leximit për mësuesit.
14
Të mësuarit e shkrim leximit në ambjentin e klasës. Marrëdhëniet shkollë- shtëpi dhe programet bazuar në komunitetin ku bëjmë pjesë.
15
Orientime dhe instruksione me fokus planifikimin e shkrim-leximit.
16
Provim Final
1
Të identifikojë dhe shpjegojë teoritë e ndryshme të përvetësimit dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të kuptojë faktorët që influencojnë zhvillimin gjuhësor.
2
Të identifikojë komponentët kryesore të një programi të integruar gjuhësor dhe të kuptuarit e vijës së arsyetimit për metodat e ndryshme të përdorura në zhvillimin dhe përvojat në të mësuar për secilin komponent.
3
Të identifikohen kriteret për përzgjedhjen e letërsisë për fëmijët e vegjël dhe për të shqyrtuar metodat e ndryshme për përdorimin e letërsisë për të rritur aftësitë e komunikimit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 40% 40%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 8 8
Gjysmë finale
0 10 0
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
113
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.52
ECTS
5.00