- Kodi
- PRD 217
- Emri
- Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor)
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda mëton të pajisë studentët me njohuritë e domosdoshme e me aftësitë praktike për zhvillimin e gjuhës dhe të shkrim-leximit në arsmin fillor. Lënda gjithashtu përmbledh studimet kryesore të kryera në fushat e të folurit, të dëgjimit, të leximit dhe të shkrimit. Studimet aktuale, praktika arsimore, dhe materialet mësimore do të analizohen në raport me pikëpamje të ndryshme teorike të gjuhës.
- Objektivat
-
Ky kurs ka si qëllim aftësimin e studentëve në të kuptuarit e mënyrave se si zhvillohen aftësitë e përvetësimit të gjuhës tek fëmijët e arsimit fillor, duke i përgatitur ata kësisoj për profesinon e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet kësaj lënde synohet të mësohen metoda e teknika bashkëkohore, për një mësimdhënie aktive e ndërvepruese, duke u bazuar tek karakteristikat moshore të fëmijëve të arsimit fillor. Gjatë këtij kursi studentët do të aftësohen për një mësimdhënie cilësore; do të zhvillojnë aftësitë profesionale që kanë lidhje me procesin e komunikimit si dhe me raportet midis të folurit të shkruarit dhe të lexuarit.
- Java
- Tema
- 1
- Dimensionet teorike dhe praktike të shkrim-leximit. Faza zhvillimore e shkrim leximit.
- 2
- Çështjet kyçe në arsimin fillor. Tiparet esenciale dhe kritike të etapave fillestare të shkrim leximit.
- 3
- Gjuha e folur dhe e shkruar. Strategjitë dhe metodat bazë të mësimit të shkrim leximit për fillestarët.
- 4
- Njohuri mbi fonologjinë. Përvetësimi fonologjik. Strategji të përvetësimit të fonemave dhe fjalëve.
- 5
- Rrjedhshmëria në lexim. Procesi i të lexuarit të pajisur me kuptimin e hollësishëm.
- 6
- Fjalori. Pasurimi në fjalor dhe promovimi i tij në etapat zhvillimore të shkrim-leximit.
- 7
- Investimi në strategji inkurajuese të leximit dhe shkrimit në fazat e para të zhvillimit. Aktivitete të integruara, të përqëndruara në përmbajtje.
- 8
- Provim gjysmëfinal
- 9
- Përvetësimi i të lexurit si proces dhe teknikat e zhvillimit të gjuhës së folur.
- 10
- Gjetjet dhe zhvillimet kyçe lidhur me leximin ne grup. Fokusimi në pasurimin e fjalorit nëpërmjet leximit në grup.
- 11
- Aftësitë e të menduarit kritik lidhur me lexim, shqiptimin, dhe shkrim këndimin në tërësi.
- 12
- Përvetësimi i argumentit. Argumentet induktive dhe deduktive. Perspektivat dhe përfundimet.
- 13
- Teknikat të hartuara për mësuesit e rinj. Qëllimet dhe llojet e strategjive të shpjegimit të shkrim-leximit për mësuesit.
- 14
- Të mësuarit e shkrim leximit në ambjentin e klasës. Marrëdhëniet shkollë- shtëpi dhe programet bazuar në komunitetin ku bëjmë pjesë.
- 15
- Orientime dhe instruksione me fokus planifikimin e shkrim-leximit.
- 16
- Provim Final
- 1
- Të identifikojë dhe shpjegojë teoritë e ndryshme të përvetësimit dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të kuptojë faktorët që influencojnë zhvillimin gjuhësor.
- 2
- Të identifikojë komponentët kryesore të një programi të integruar gjuhësor dhe të kuptuarit e vijës së arsyetimit për metodat e ndryshme të përdorura në zhvillimin dhe përvojat në të mësuar për secilin komponent.
- 3
- Të identifikohen kriteret për përzgjedhjen e letërsisë për fëmijët e vegjël dhe për të shqyrtuar metodat e ndryshme për përdorimin e letërsisë për të rritur aftësitë e komunikimit.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 15 15
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 115
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.60
- ECTS
- 5.00