Aftësi Gjuhësore Akademike I

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
ELL 111
Emri
Aftësi Gjuhësore Akademike I
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Silabusi i kësaj lënde gjithëpërfshirëse u ofron studentëve praktikim sistematik të të 4 aftësive, lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar në nivel të përparuar. Inkurajon përmirësimin e aftësisë së të lexuarit nëpërmjet një morie tekstesh dhe artikujsh nga fusha të ndryshme. Seksioni i gramatikës mundëson njohjen dhe praktikimin e strukturave gramatikore komplekse, ndërsa pjesa e fjalorit ndihmon njohjen me fjalorin/terminologjinë kryesore nga një shumëllojshmëri tematikash. Me anë të kësaj lënde studentët mund të arrijnë një nivel më të avancuar të njohurive dhe përdorimit aktiv të gjuhës angleze.

Objektivat

Nëpërmjet këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të përforcojnë të kuptimin e strukturave gramatikore me ndihmën e një sërë ushtrimesh. Ata do të jenë në gjendje të përdorin ushtimet e dëgjimit si aktivitetet e të folurit të kontrolluar që i çojnë ata të arrijnë aftësi të të folurit. Për sa i përket aftësisë së leximit: studentët do të jenë në gjendje të praktikojnë aftësitë e leximit si skanimi, skanimi, leximi intensiv për një qëllim të caktuar, të kuptuarit e strukturave të tekstit, etj. Në seksionin e të shkruarit, studentët do të jenë në gjendje të përmirësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre të të shkruarit dhe të prodhojnë letra, email, propozime, ese, raporte, tregime dhe rishikime.

Java
Tema
1
Module 1. Fjalor, lidhje, jetë familjare, personalitete, cilësi, idioma, parafjalë, shprehje foljore, fjalëformim. Studentët diskutojnë rreth filmave dhe personazheve të preferuar. Fokusi i diskutimit mbetet familja, si ajo na lidh me të shkuarën dhe të ardhmen tonë.
2
Të ndryshëm, por të ngjashëm. Teksti i leximit përmban historinë e dy vëllezërve binjakë, sa të ngjashëm po aq dhe të ndryshëm. Gjithashtu, studentet përvec diskutimit rreth tekstit, punojnë me fjalorin dhe realizojnë analizë më të detajuar të tij. Në përfundim, ata shkruajnë një blog mbi mënyrën se si motrat, apo vëllezërit mund të mirëkuptohen pavarësisht ndryshimeve që kanë.
3
Fjalor, mbiemra që tregojnë lidhje, idioma, vecori të personalitetit, cilësi, flajëformim, gramatika në përdorim, përdorimi i: used to, would, get used to. Studentët kërkohet të bëjnë një shumëllojshmëri ushtrimesh në lidhje me fjalorin dhe perdorimin e saktë të foljeve të ngjashme si: stare, image, glimmer. Ushtrime të tjera lidhen me mbiemra si: tight-knit, distant, dysfunctional, insincere, strong. Gjithashtu, në fokus janë ushtrime që lidhen me idioma si: tight-knit, distant, dysfunctional, insincere, strong. Sëfundmi, ushtrimet e gramatikës lidhen me kohët e së shkuarës.
4
Shkrimi i letrave dhe emaileve joformale. Letrat/Emailet joformale u dërgohen personave të cilët ne i njohim si miq apo dhe të afërm. Ato përmbajnë përvoja, japin lajme, bëjnë ftesa, pranojnë ose refuzojnë ftesa. Gjithashtu mund të përdoren për të dhënë apo marrë këshilla, falenderime, për të bërë sqarime apo shprehur preferenca. Në përgjithësi, mund të përmbajnë më shumë se një tematikë. Shkrimi i nje emaili pershkrues.
5
Module 2. Tejkalimi i kufijve, shikimi drejt së ardhmes, ndërtimi i një njeriu bionic, analizë teksti. Tema kryesore e kapitullit lidhet me të ardhmen, zhvillimet teknologjike. Lidhja midis njerëzve dhe teknologjisë paraqitet si e debatueshme. Teknologjia është në të njëjtën kohë e dobishme dhe fitimprurese. Teksti mbi ndërtimin e një njeriu bionik paraqet si teknologjia është përafruar dhe po tejkalon cilësitë e njerëzores.
6
Fjalor, kërkimi, teknologji, pajisje, fjalë të bashkëvendosura, idiomë, fjalëformim. Studentëve u jepen ushtrime të ndryshme për plotësim. Fillimisht, ata praktikojnë fjalë si mind-boggling, intuitive, pertinent, self-regulating me anë të ushtrimeve të ndryshme. Ushtrime që kanë të bëjnë me teknologjinë vijojnë për të përfunduar me ushtrime që lidhen me idioma mbi teknologjinë dhe fjalëformimin. Shkrimi i eseve sugjeruese, propozuese.
7
Module 3. Të zgjerojmë horizontin, sipërmarrës të rinj, fjalor, letra gjysmë-formale. Studentët ftohen të bëjnë stuhi mendimesh mbi mënyrën se si ata mund të zgjerojnë horizontin e tyre dhe mbi kënaqësinë në punë. Sesioni vazhdon me pjesën e leximit dhe studentët plotësojnë ushtrime që kanë të bëjnë me fjalorin dhe analizën e tekstit. Pjesa e të shkruarit lidhet me letrat gjysmë-formale.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Module 4. Shëndeti emocional, mirëqënia e brendshme, cfarë fshihet pas një të qeshure, fjalor. Studentët bëjnë stuhi mendimesh mbi shëndetin emocional dhe mireqënien e brendshme. Pjesa e leximit trajton cfarë fsheh një buzëqeshje. Shembull është marrë portreti I Mona Lisës. Në përfundim punohet me ushtrime fjalori.
10
Folje modale, shprehje modale, të shkruajmë një ese të bazuar mbi stimuj. Një shumëllojshmëri ushtrimesh u jepet studentëve të praktikojnë foljet modale që shprehin mundësi, nevojë, mungesë nevoje dhe detyrim. Në pjesën e të shkruarit, studentët udhëzohen të shkruajnë një ese të bazuar mbi stimuj apo ide të dhëna.
11
Module 5. Cfarë është inteligjenca në ndërgjegje sociale, investigues i krimeve mjedisore, analizë teksti, fjalor. Studentët bëjnë stuhi mendimesh mbi cfarë është inteligjenca në ndërgjegje sociale dhe cfarë do të thotë të jesh qytetar botëror. Teksti i leximit ka të bëjë me investigues të krimeve mjedisore dhe shoqërohet me ushtrime të analizës së tekstit që ndihmojnë studentët të kuptojnë më mirë tekstin.
12
Forma passive, shkaktore, shkrimi I raporteve. Pjesa e gramatikës përmban ushtrime mbi format pasive dhe shkaktore.
13
Pjesa e të shkruarit trajton udhëzime si mund të shkruash një raport. Studentët lexojnë shembuj të ndryshëm raportesh, përcaktojnë stilin e saktë, lidhin pjesët e hyrjes me ato të përfundimit, zgjerojnë paragrafë dhe shkruajnë një raport.
14
Përsëritje, fjalor, të shkruarit dhe gramatika. Përsëritje e fjalorit dhe e moduleve të para. Përsëritje e aftësive të të shkruarit me fokus në letra dhe emaile informale. Studentët rikujtojnë dhe shkrimin e një propozimi.
15
Përsëritje, fjalor, të shkruarit dhe gramatikë. Përsëritje e moduleve 3, 4 dhe 5. Studentët përsërisin fjalorin dhe gramatikën e moduleve 3, 4 dhe 5. Në përfundim, ata fokusohen në shkrimin e eseve dhe letrave gjysmë formale, eseve të bazuara mbi stimuj.
16
Provim Final
1
Studentët do të mund të kuptojnë dhe komentojnë tekste komplekse bazuar në argumente të veçanta e me tematikë të ndryshme .
2
Përvetësimi i aftësive e të dëgjuarit nëpërmjet një sërë aktivitetesh
3
Zhvillimi i aftësive të të shkruarit nëpërmjet stileve dhe llojeve reale të të shkruarit
4
Përforcimi i kuptimit të strukturave gramatikore.
5
Përvetësimi i aftësive të të lexuarit nëpërmjet skimming, scanning, intensive reading etc.
6
ZhvilIimi i aftësive të të folurit nëpërmjet aktiviteteve të të folurit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
139
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.56
ECTS
6.00