Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I

Print

Ornela Tabaku, Msc

Kodi
PRD 213
Emri
Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Aftesia e kufizuar (AK) eshte bere objekt studimi nderdisiplinor ne fushen e shkencave sociale, me rendesi te vecante ne fushen e sociologjise. Perspektivat teorike ne fushen e AK kane marre ne analize aspektet historike dhe kulturore qe kane percaktuar domethenien e saj, me qellim qe te qartesojne se si percaktimet mbi AK kane cuar ne perjashtimin sistematik te personave me AK (PAK) nga shoqeria. Ky modul trajton aspekte historike, politike, kulturore, ekonomike dhe sociale te lidhura me AK qe nga paragjykimet me orgjine hyjnore apo fetare e deri tek polikat dhe praktikat eugjenike qe kane ndikuar menyren se si shoqeria u eshte pergjigjur kerkesave te PAK duke i izoluar ata brenda nje sistemi te segreguar institucionesh sociale. Perjashtimi social qe ju eshte bere PAK nuk eshte me nje sjellje e justifikueshme ne shoqerine njerezore sot dhe po konsiderohet shkelje e te drejtave te njeriut. Me hyrjen ne fuqi te Konventes se OKB Mbi te Drejtat e PAK, shoqeria angazhohet te ndryshoje se pari qendrimet ndaj PAK dhe te vleresoje aftesite qe PAK kane. Theksimi i aftesive u jep PAK mundesi te perdorin potencialin krijues ne te mire te vetes dhe te komunitetit ku jetojne, me mbeshtetjen e duhur nga shoqeria. Permes sherbimeve per PAK, shoqeria jo vetem qe duhet t’i aftesojne te arrijne te potencialin maksimal per jetese te pavarur, por edhe t’u krijojne kushte per pjesemarrje te plote ne shoqeri si qytetare me te drejta te plota. Moduli eshte ne perputje me objektivat e Deklarates se Lisbones per nje shoqeri gjitheperfshirese permes arsimit, me konventen OKB per PAK, dhe me Karten e Bolonjes mbi arsimin e larte.

Objektivat

Lenda trajton gjeresit qendrimin e shoqerise ndaj arsimimit te PAK ne femijerine e hershme duke filluar me praktikat perjashtuese e deri tek politikat perfshirese dhe zhvillimore ne kohet e sotme. Ne kete lende, perspektivat teorike mbi aftesine e kufizuar (AK) do te analizohen ne menyre kritike per te kuptuar pikpamjet e ndryshme mbi Aftesine e Kufizuar dhe rolin qe ato kane luajtur ne pergjigjen qe shoqeria ka formuluar per arsimimin e Personave me Aftesi te Kufizuar (PAK). Kursi do t’u ofroje studenteve nje analize te teorive te AK dhe te barrierave sociale ne sferen edukative, ne menyre qe studentet ndergjegjesohen per zhdukjen e barrierave dhe te angazhohen ne ndermarrjen e ndryshimeve sociale qe u japin mundesi PAK te perfshihen ne shoqeri.

Java
Tema
1
Psikologjia në fushën shkencore dhe aspektet edukative të arsimit special
2
Hyrje,modele të aftësisë së kufizuar. Debate rreth aftësisë së kufizuar.
3
Strategjitë dhe politikat e miratuara për arsimin e fëmijve me nevoja të veçanta dhe konteksti shqiptar.
4
Verbëria dhe paaftësia vizuale- Fokusimi në zhvillimin e fëmijës , aftësitë perceptuese dhe motorike dhe zhvillimit kognitiv duke përfshirë implikimet arsimore të këtij hulumtimi për nxënës dhe mësues
5
Fëmijët me probleme të të dëgjuarit dhe përballja e tyre në mjedise shkollore dhe arsimore .
6
Fëmijët me mangësi të zhvillimit motorik dhe psikomotor.
7
Çfarë është Dyslexia ? Marrëdhënia e simptomës së disleksias me proceset e tjera të të lexuarit . Ndikimi i Dyslexia në mësim .
8
Provim Gjysmëfinal
9
Nxënësit me vështirësi në të nxënë, dhe paaftësia intelektuale. Perspektiva sociale psikologjike - vlerësimi , zbulimi i aftësisë së kufizuar të fshehur ose të mësuarit tek nxënësit me vështirësi në të nxënë.
10
Rolet dhe përgjegjësitë e mësuesit, psikologut arsimor dhe personelit tjetër specialist - kontributet dhe tensionet e ushtrimit të këtyre detyrave.
11
Diskutimi i përdorimit të hulumtimit psikologjik në studimin rreth nxënësve me nevoja të vecanta. Debate rreth gjithëpërfshirjes dhe përjashtimit social.
12
Fëmijët me sindromën down, identifikimi dhe trajtimi i tyre.
13
Perspektiva dhe realitete të edukimit të fëmijëve me nevoja të vecanta në Shqipëri.
14
Baza ligjore për arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta
15
Rishikim
16
Provim Final
1
Nxënësit do të jenë të aftë të demonstrojnë njohuri të plota dhe një të kuptuar të thellë të karakteristikave të fëmijëve me nevoja të vecanta.
2
Të jenë në gjendje që të angazhohen në një analizë të plotë të kërkimit specifik psikologjik në dy grupe me nevoja të veçanta arsimore .
3
Të jenë në gjendje të rishikojnë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike punën kërkimore akademike në kuadër të disciplines së edukimit special dhe të japin argumente logjike dhe koherente në mbështetje të konkluzioneve .
4
Të aplikojnë njohuritë e hulumtimit psikologjik në vlerësimin e metodave arsimore që përdoren për fëmijët me nevoja të vecanta.
5
Të përfshihen në debate dhe diskutime rreth arsimit special dhe gjithëpërfshirës duke përfshirë rritjen e vetëdijes rreth cështjeve më të gjera arsimore dhe politike që kanë të bëjnë me arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta.
6
Të përdorin njohuritë mbi metodologjitë kërkimore dhe statistikore për të analizuar dhe vlerësuar punën kërkimorenë kuadër të edukimit special.
7
Të dallojnë midis llojeve të ndryshme të afëtsive të vecanta dhe të dinë ti shpjegojnë ato bazuar në parimin e ofrimit të shanseve të barabarta dhe të një arsimimi gjithëpërfshirës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 35% 35%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 10% 10%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
55%
Përqindja e provimit përfundimtar
45%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
123
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.92
ECTS
5.00