Psikologjia Organizacionale

Print

Erilda Ajaz, Msc

Kodi
PSD 321
Emri
Psikologjia Organizacionale
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs është hartuar si një kurs studimi i plotë i teorisë dhe hulumtimit në psikologjinë organizacionale. Qëllimi i këtij kursi është që të shpjegojë sesi karakteristikat e një individi se bashku me klimën dhe elementët e një institucioni ndikojnë tek njeri-tjetri që janë pjesë e një organizmi operativ. Temat që përfshihen në këtë kurs janë motivimi, kënaqësia e punës, lidershipi, ekipi i punës, klima dhe kultura, zhvillimi organizacional dhe ndryshimi, ndikimet sociale dhe sjelljet në grup, marrëdhëniet mes individëve dhe sjelljet organizacionale. Gjatë gjithë kursit, studentët do të inkurajohen të mendojnë për mënyrën se si hulumtimet në psikologjinë organizacionale mund të hedhin dritë mbi ngjarjet në të gjithë botën dhe në jetën e tyre.

Objektivat

Gjatë këtij kursi studentët do të kenë për qëllim: të mësojnë dhe të familjarizohen me konceptet bazë dhe teoritë e psikologjisë organizacionale. të kuptojnë rëndësinë e zbatimit të psikologjisë organizacionale në ambjentin e punës në ditët e sotme. të zotërojnë aftësitë për të zhvilluar dhe përmirësuar njohuritë që ndihmojnë organizatat sot të funksionojnë në mënyrë më efektive.

Java
Tema
1
Hyrje në psikologjinë organizacionale.
2
Metodat kërkimore në psikologjinë organizacionale. Analiza e punës.
3
Përformanca në punë dhe vlerësimet
4
Seleksionimi dhe rekrutimi.
5
Motivimi në punë, teoritë dhe strategjitë.
6
Aftësi efektive intervistimi.
7
Trajnimi dhe zhvillimi.
8
Provim gjysëmfinal
9
Kënaqësia në punë.
10
Stresi dhe shëndeti në punë.
11
Lidershipi dhe ndryshimi organizacional.
12
Vizitë në kompani. Studim rasti i një kompanie në Shqipëri.
13
Puna në grup dhe formimi i ekipit.
14
Prezantimi i projekteve.
15
Tendencat e fundit në psikologjinë e punës.
16
Provim final
1
Studentët do të marrin njohuritë kryesore mbi teoritë dhe konceptet në fushën e psikologjisë organizacionale.
2
Studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë parimet e psikologjisë organizacionale në një institucion të caktuar.
3
Studentët do të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik mbi kërkimet shkencore dhe shkrimit akademik në psikologjinë organizacionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
1 10% 10%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
115
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.60
ECTS
5.00