Çështjet Etike, Ligjore dhe Profesionale në Këshillim

Print

Ana Uka, PhD

Kodi
PSD 220
Emri
Çështjet Etike, Ligjore dhe Profesionale në Këshillim
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Etika profesionale jep udhëzime kritike për ofrimin e të gjitha shërbimeve si këshilltarë. Ky kurs ka në fokus përqëndrimin në njohuritë përkatëse, vetëdijen dhe aftësitë e nevojshme për të praktikuar në mënyrë të sigurtë dhe me përgjegjësi profesionin e këshillimit dhe psikologjisë shkollore. Studentët do të angazhohen në debate të gjatë gjithë rrjedhës së punës në ekipe duke u konsultuar mes njëri-tjetrit për të identifikuar dhe zgjidhur dilemat etike dhe për të adoptuar praktikat e shëndosha etike dhe profesionale. Konsideratat e diversitetit janë jashtëzakonisht të rëndësishme në kontekstin e etikës së këshillimit. Ndjeshmëria ndaj faktorëve kulturorë, etnik, seksi / gjinia, dhe personat me aftësi të kufizuara e bën të domosdoshme të mësuarit se si të aplikojnë standardet etike në një mënyrë pozitive dhe kompetente për të gjithë popullatën. Studentët do të përfundojnë me shkrim dhe me gojë detyrat e projektit për të çuar më tej ndërgjegjësimin dhe pasqyrimin e standardeteve aktuale të profesionit.

Objektivat

Në fund të kursit , studenti duhet të ketë fituar njohuritë bazë, por pa u kufizuar në fushat e mëposhtme: - Studentët do të shqyrtojnë vlerat e tyre personale që kanë të bëjnë me kodin profesional etik. - Studentët do të fitojnë njohuritë dhe ndërgjegjësimin për përmbajtjen, zbatimin dhe relacionet e Kodit të Etikës, standardet e praktikës profesionale dhe shtetërore dhe statutet e shëndetit mendor. - Nxënësit do të zhvillojnë një kornizë për afrimin e etikës në këshillim nga një perspektivë pozitive dhe parandaluese, duke luftuar për standardet më të larta të profesionit. - Studentët do të ketë një vlerësim të ndikimeve kulturore të arsyetimit etik dhe të mësojnë të marrin në konsideratë se si standardet etike perceptohen dhe zbatohen në të gjitha grupet e ndryshme të njerëzve. - Nxënësit do të mësojnë për të identifikuar dhe zgjidhur dilemat etike duke përdorur një model formal të vendimmarrjes. - Nxënësit do të mësojnë praktika të shëndosha të menaxhimit të rrezikut. - Studentët dhe lektori do të ndajnë përgjegjësinë për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi efektiv të të mësuarit.

Java
Tema
1
Hyrje në etikën profesionale: - Kodet profesionale të etikës - Vendimmarrja etike - Hapat e vendimmarrjes etike - Si të merremi me sjelljet joetike të kolegëve - Vetë-vlerësimi: Një pyetësor rreth përshtypjeve dhe besimeve mbi cështjet etike dhe profesionale - Konkluzione
2
Këshilluesi si individ dhe profesionist: - Hyrje - Vetë-ndërgjegjësimi dhe ndikimi i nevojave dhe personalitetit të terapistit - Terapi personale për profesionistët e këshillimit - Transferenca dhe kundërtransferenca - Varësia e klientit - Stresi në profesionin e këshillimit - Shpërthimi dhe dëmtimi i ekspertit të këshillimit - Ruajtja e vitalitetit nëpërmjet vetë-kujdesjes - Konkluzione
3
Vlerat dhe marrëdhënia ndihmëdhënëse: - Hyrje - Sqarimi i vlerave dhe i rolit në punën e profesionistit - Etika e imponimit të vlerave ndaj klientit - Konfliktet e vlerave në lidhje me sjelljen dhe përshtypjet seksuale - Konfliktet e vlerave në lidhje me abortin - Roli i vlerave shpirtërore dhe fetare në këshillim - Konkluzione
4
Perspektivat multikulturore dhe çështjet e diversitetit: - Hyrje - Problemi i “vizionit kultural tunnel” - Sfidat e gjetjes së një popullate klientësh diverse - Kodet e etikës nga perspektiva e diversitetit - Vlerat kulturore dhe supozimet në terapi - Adresimi i orientimit seksual - Adresimi klient-profesionist i këshillimit - Konkluzione
5
Të drejtat e klientit dhe përgjegjësitë e këshilluesit: - Hyrje - Të drejtat e klientit për të dhënë leje - Përmbajtja e lejes së dhënë nga klienti - Përgjegjësitë e profesionistit në regjistrimin gjatë procesit të këshillimit - Cështjet etike në këshillimin virtual (online) - Puna me fëmijët dhe adoleshentët - Angazhimi i pavullnetshëm dhe të drejtat e njeriut - Konkluzione
6
Besueshmëria: Çështjet etike dhe ligjore: - Hyrje - Besueshmëria, komunikimi i privilegjuar dhe privatësia - Cështjet e privatësisë me mjetet e telekomunikacionit - Detyra e paralajmërimit dhe mbrojtjes - Mbrojtja e fëmijëve, të moshuarve dhe të rriturve të varur nga dëmi - Besueshmëria dhe cështjet që lidhen me SIDEN-HIV - Konkluzione
7
Menaxhimi i kufijve dhe marrëdhënieve të shumëfishta: - Hyrje - Etika e marrëdhënieve të shumëfishta - Kundërshtitë mbi cështjet e kufirit - Menaxhimi i marrëdhënieve në një komunitet të vogël - Marrja dhe dhënia e dhuratave - Marrëdhëniet sociale me klientët - Tërheqjet seksuale në marrëdhënien klient-terapist - Marrëdhëniet seksuale në terapi: Cështjet etike dhe ligjore - Konkluzione
8
Provimi gjysmefinal
9
Kompetencat profesionale dhe trajnimi: - Hyrje - Kompetencat e terapistit: Aspektet etike dhe ligjore - Cështjet etike në trajnimin e terapistëve - Vlerësimi i njohurive, aftësive dhe funksionimit personal - Vazhdimësia e edukimit profesional dhe demonstrimi i kompetencës - Konkluzione
10
Çështjet në supervizim dhe konsultime: - Hyrje - Cështjet etike në supervizimin klinik - Përgjegjësitë dhe rolet e supervizorit - Praktikat etike dhe efektive të supervizorëve klinikë - Kompetencat e supervizorit - Aspektet ligjore të supervizimit - Cështjet speciale në supervizimin e këshilluesve shkollorë - Cështjet etike në konsultim - Konkluzione
11
Çështjet në teori dhe praktikë: - Hyrje - Zhvillimi i një stili këshillimi - Ndarja e përgjegjësisë në terapi - Përdorimi i teknikave në këshillim - Matja dhe diagnostikimi si cështje profesionale - Përdorimi i testeve në këshillim - Konkluzione
12
Çështjet etike në terapinë në cifte dhe familje: - Hyrje - Standartet etike në terapinë në cift dhe familje - Cështje profesionale moderne - Vlerat në terapinë në cift dhe familje - Përgjegjësitë e terapistëve të cifteve dhe familjes - Besueshmëria në terapinë në cift dhe familje - Konkluzione
13
Çështjet etike në punën në grup: - Hyrje - Cështjet etike në trajnimin dhe supervizimin e liderave të grupit - Cështjet etike në formimin dhe menaxhimin e grupeve - Besueshmëria ne grupe - Vlerat në këshillimin në grup - Etika në përdorimin e teknikave në grup - Etika në procesin e konsultimit - Konkluzione
14
Çështjet etike në punën në komunitet: - Hyrje - Praktika etike në punën në komunitet - Perspektiva e drejtësisë sociale - Kompetencat e mbrojtjes - Promovimi i ndryshimit në komunitet - Puna në sistem - Konkluzione
15
Çështjet ndër-profesionale: - Hyrje - Licensimi dhe kreditimi profesional - Rishikimi, konsultimi dhe supervizimi nga kolegët - Konkluzione
16
Provim final.
1
Njohja e politikave dhe procedurave në praktikë.
2
Kuptimi i procesit të marrjes së vendimeve etike.
3
Aftësia për të kuptuar dilemat etike në praktikë.
4
Aftësia për të kuptuar nevojshmërinë e supervizimit klinik dhe konsultimit ligjor.
5
Aftësia për të kuptuar çështjet që lidhen me etikën, ligjet, rregullat dhe standartet profesionale.
6
Kuptimi i kufizimeve ndaj besueshmërisë dhe parametrave të raportimit të detyruar.
7
Kuptimi i nevojës dhe sesi të krijojmë një plan sigurie për klientët me potencial për dëmtimin e vetes, vetëvrasjen, abuzimin ose dhunën.
8
Kuptimi sesi të ndërmarrë veprime në raste emergjente të dilemave etike dhe legale.
9
Kuptimi sesi të praktikojmë në kuadër të praktikës dhe kompetencave dhe se si të marrim njohuri të avancuara teorike në lidhje me praktikën efektive klinike.
10
Kuptimi i nevojshmërisë së monitorimit të çështjeve personale dhe problemeve për të siguruar mosndikimin negativ gjatë procesit të terapisë apo tendencën për mosmbarëvajtje.
11
Të kuptojnë sesi të mbajnë shënime rreth klientit në mënyrë preçise.
12
Të kuptojnë se kur është i nevojshëm konsultimi me kolegët apo me supervizorët nëse ka çështje që kërcënojnë duke ndikuar negativisht në punën klinike.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00