E Drejta Publike

Print

Ermira Shkreta, Msc

Code
LAW 111
Name
Public Law
Semester
1
Lecture hours
3.00
Seminar hours
0.00
Laborator hours
0.00
Credits
3.00
ECTS
5.00
Description

Lënda do te fokusohet ne shpjegimin e parimeve kryesore dhe institucioneve te se drejtës publike, te tilla si shteti dhe e drejta, parimet e sovranitetit shtetëror, ndarjen e pushteteve, karakteristikat kryesore te shteteve dhe sistemet shtetërore. Në pjesën e parë, studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pas analizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Në pjesën e dytë paraqitet koncepti i normave juridike, ndarja e normave juridike bazuar në kriteret e ndryshme si dhe struktura e normave juridike. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike (subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik). Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike). Pjesa e tretë paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës). Më tutje, shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjdhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike. Së fundi, shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj).

Objectives

Kjo lëndë synon të pajisë studentët me parimet e funksionimit shtetëror; të japë një informacion ëe gjerë lidhur me institucionet kryesore te shtetit dhe funksionin e tyre. Karakteristikat e shteteve te ndryshme dhe mënyra e funksionimit te tyre. Qëllimet e studimit të kësaj lënde është që studenti të: identifikojë, kuptoje, emërtoj dhe të dalloj konceptet themelore të së drejtës; të kuptoje thelbin dhe formën, si dhe elementet bazë, organet dhe funksionet e shtetit; të identifikoj dhe përshkruaj institutet themelore, parimet, funksionet dhe vlerat e së drejtës; të dalloj dhe të identifikojë llojet kryesore të burimeve të së drejtës; të grupojë dhe të identifikojë elementet e sistemit juridik; të njihet me qasjet themelore teorike ndaj shtetit dhe të së drejtës; të emërtojë dhe të përshkruaj teknikat themelore të së drejtës.

Java
Tema
1
Koncepti i së drejtës publike. Shoqëria, shteti dhe e drejta. Ky leksion i dedikohet zbërthimit teorik të lëndës. Studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. (Kapitulli 1)
2
Shteti; Koncepte te ndryshme per shtetin; Pushteti shteteror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pasa nalizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. (Kapitulli 2)
3
Pushteti shtetëror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme të pushtetit shtetëror dhe sovranitetit. Menyrat e ushtrimit te pushtetit. Kujt i perket sovraniteti. Po ashtu ushtrimi i sovranitetit permes perfaqesuesve. (Kapitulli 3)
4
Forma e shtetit; Parimi i unitetit te pushtetit. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Njekohesisht ne leksion perfshihen forma te ndryshme te shtetit duke i pasqyruar me shembuj konkret. Uniteti i pushtetit trajtohet specifikisht ne nje nje ore leksioni te vecante. (Kapitulli 4)
5
Parimi i ndarjes se pushteteve. Analizimi i pushteteve me rradhe; Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqesor. Ndarja dhe Balancimi i pushteteve dhe kontrolli i ndersjellte i tyre. (Kapitulli 5)
6
Organizmi politik i shoqërisë dhe struktura e shtetit. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike: subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik. Njekohesisht, leksioni pason leksionin e meparshem duke u fokusuar ne strukturat kryesore te shtetit. (Kapitulli 6)
7
E Drejta, kuptimi i se drejtes; norma juridike. Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike (Kapitulli 7)
8
Mid-term exam
9
Norma juridike; Koncepte te ndryshme per te drejten. Nocioni i rendit juridik; Nocioni i normës juridike; Llojet e normave juridike; Vlefshmëria e normës juridike në territor (hapësirë); Vlefshmëria kohore e normave juridike; Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike; Struktura e normës juridike (Kapitulli 8)
10
Shteti dhe e drejta ne evolucionin e tyre historik. -shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj (Kapitulli 9)
11
Koncepti i burimit te se drejtës. Trajtohen burimet e se drejtes, origjina e tyre, burimet akte dhe burimet fakte (Kapitulli 10)
12
Burimet kryesore te se drejtës. Trajtim i specifikuar ne secilin prej burimeve kryesore te se drejtes, qe nga ligji themelor i vendit, marreveshjet nderkombetare te ratifikuara (e drejta nderkombetare), ligjet dhe zakoni (Kapitulli 11)
13
Marrëdhëniet juridike; Faktet juridike Elementet e marrëdhënies juridike; Subjektet e së drejtës (Personat fizikë dhe Personat juridik); Autorizimi juridik (E drejta subjektive, Keqpërdorimi i autorizimit, Keqpërdorimi i së drejtës subjektive, Kompetenca dhe Keqpërdorimi i kompetencës); Obligimi juridik (detyrimi) Gjendja juridike (statusi); Objekti i së drejtës Faktet juridike Parashkrimi (Kapitulli 12)
14
Zbatimi i se drejtës; Llojet dhe menyrat e interpretimit te ligjit Katër teoritë më të rëndësishme të së drejtës; E drejta natyrore; Pozitivizmi ligjor; Realizmi ligjor; Studimet kritike të së drejtës (Kapitulli 13)
15
Sistemi i se drejtës; Parimet e ndertimit te sistemit te se drejtes. -paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës) - shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjidhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike; (Kapitulli 14)
16
Final Exam
1
Upon the completion of the course the students should have knowledge of state and law sources.
2
Upon the completion of the course the students should be able to demonstrate the ability to research, analyse and apply legal material to conceptual debates.
3
Upon the completion of the course the students should be able to recognize the main forms of state organization.
4
Upon the completion of the course the students should be able to gain a historical, political, sociological and philosophical understanding of Public Law in Albania.
Quantity Percentage Total percent
Midterms
1 40% 40%
Quizzes
0 0% 0%
Projects
0 0% 0%
Term projects
0 0% 0%
Laboratories
0 0% 0%
Class participation
1 10% 10%
Total term evaluation percent
50%
Final exam percent
50%
Total percent
100%
Quantity Duration (hours) Total (hours)
Course duration (including exam weeks)
16 3 48
Off class study hours
14 5 70
Duties
0 0 0
Midterms
1 0 0
Final exam
1 0 0
Other
0 0 0
Total workLoad
118
Total workload / 25 (hours)
4.72
ECTS
5.00