E Drejta Publike

Print

Ermira Shkreta, Msc

Code
LAW 111
Name
Public Law
Semester
1
Lecture hours
3.00
Seminar hours
0.00
Laborator hours
0.00
Credits
3.00
ECTS
5.00
Description

The course will focus on explaining the principles and institutions of the public law, such as state and law, principles of state sovereignty, separatioLënda do te fokusohet ne shpjegimin e parimeve kryesore dhe institucioneve te se drejtës publike, te tilla si shteti dhe e drejta, parimet e sovranitetit shtetëror, ndarjen e pushteteve, karakteristikat kryesore te shteteve dhe sistemet shtetërore. Në pjesën e parë, studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pas analizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Në pjesën e dytë paraqitet koncepti i normave juridike, ndarja e normave juridike bazuar në kriteret e ndryshme si dhe struktura e normave juridike. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike (subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik). Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike). Pjesa e tretë paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës). Më tutje, shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjdhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike. Së fundi, shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj).n of powers, the main characteristics of states and state systems.

Objectives

Kjo lëndë synon të pajisë studentët me parimet e funksionimit shtetëror; të japë një informacion ëe gjerë lidhur me institucionet kryesore te shtetit dhe funksionin e tyre. Karakteristikat e shteteve te ndryshme dhe mënyra e funksionimit te tyre. Qëllimet e studimit të kësaj lënde është që studenti të: identifikojë, kuptoje, emërtoj dhe të dalloj konceptet themelore të së drejtës; të kuptoje thelbin dhe formën, si dhe elementet bazë, organet dhe funksionet e shtetit; të identifikoj dhe përshkruaj institutet themelore, parimet, funksionet dhe vlerat e së drejtës; të dalloj dhe të identifikojë llojet kryesore të burimeve të së drejtës; të grupojë dhe të identifikojë elementet e sistemit juridik; të njihet me qasjet themelore teorike ndaj shtetit dhe të së drejtës; të emërtojë dhe të përshkruaj teknikat themelore të së drejtës.

Java
Tema
1
Koncepti i së drejtës publike. Shoqëria, shteti dhe e drejta. Ky leksion i dedikohet zbërthimit teorik të lëndës. Studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. (Kapitulli 1)
2
Shteti; Koncepte te ndryshme per shtetin; Pushteti shteteror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pasa nalizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. (Kapitulli 2)
3
Pushteti shtetëror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme të pushtetit shtetëror dhe sovranitetit. Menyrat e ushtrimit te pushtetit. Kujt i perket sovraniteti. Po ashtu ushtrimi i sovranitetit permes perfaqesuesve. (Kapitulli 3)
4
Forma e shtetit; Parimi i unitetit te pushtetit. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Njekohesisht ne leksion perfshihen forma te ndryshme te shtetit duke i pasqyruar me shembuj konkret. Uniteti i pushtetit trajtohet specifikisht ne nje nje ore leksioni te vecante. (Kapitulli 4)
5
Parimi i ndarjes se pushteteve. Analizimi i pushteteve me rradhe; Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqesor. Ndarja dhe Balancimi i pushteteve dhe kontrolli i ndersjellte i tyre. (Kapitulli 5)
6
Organizmi politik i shoqërisë dhe struktura e shtetit. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike: subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik. Njekohesisht, leksioni pason leksionin e meparshem duke u fokusuar ne strukturat kryesore te shtetit. (Kapitulli 6)
7
E Drejta, kuptimi i se drejtes; norma juridike. Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike (Kapitulli 7)
8
Mid-term exam
9
Norma juridike; Koncepte te ndryshme per te drejten. Nocioni i rendit juridik; Nocioni i normës juridike; Llojet e normave juridike; Vlefshmëria e normës juridike në territor (hapësirë); Vlefshmëria kohore e normave juridike; Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike; Struktura e normës juridike (Kapitulli 8)
10
Shteti dhe e drejta ne evolucionin e tyre historik. -shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj (Kapitulli 9)
11
Koncepti i burimit te se drejtës. Trajtohen burimet e se drejtes, origjina e tyre, burimet akte dhe burimet fakte (Kapitulli 10)
12
Burimet kryesore te se drejtës. Trajtim i specifikuar ne secilin prej burimeve kryesore te se drejtes, qe nga ligji themelor i vendit, marreveshjet nderkombetare te ratifikuara (e drejta nderkombetare), ligjet dhe zakoni (Kapitulli 11)
13
Marrëdhëniet juridike; Faktet juridike Elementet e marrëdhënies juridike; Subjektet e së drejtës (Personat fizikë dhe Personat juridik); Autorizimi juridik (E drejta subjektive, Keqpërdorimi i autorizimit, Keqpërdorimi i së drejtës subjektive, Kompetenca dhe Keqpërdorimi i kompetencës); Obligimi juridik (detyrimi) Gjendja juridike (statusi); Objekti i së drejtës Faktet juridike Parashkrimi (Kapitulli 12)
14
Zbatimi i se drejtës; Llojet dhe menyrat e interpretimit te ligjit Katër teoritë më të rëndësishme të së drejtës; E drejta natyrore; Pozitivizmi ligjor; Realizmi ligjor; Studimet kritike të së drejtës (Kapitulli 13)
15
Sistemi i se drejtës; Parimet e ndertimit te sistemit te se drejtes. -paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës) - shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjidhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike; (Kapitulli 14)
16
Final Exam
1
Upon the completion of the course the students should have knowledge of state and law sources
2
Upon the completion of the course the students should be able to demonstrate the ability to research, analyse and apply legal material to conceptual debates
3
Upon the completion of the course the students should be able to recognize the main forms of state organization.
4
Upon the completion of the course the students should be able to gain a historical, political, sociological and philosophical understanding of Public Law in Albania
Quantity Percentage Total percent
Midterms
1 40% 40%
Quizzes
0 0% 0%
Projects
0 0% 0%
Term projects
0 0% 0%
Laboratories
0 0% 0%
Class participation
1 10% 10%
Total term evaluation percent
50%
Final exam percent
50%
Total percent
100%
Quantity Duration (hours) Total (hours)
Course duration (including exam weeks)
16 3 48
Off class study hours
14 5 70
Duties
0 0 0
Midterms
1 0 0
Final exam
1 0 0
Other
0 0 0
Total workLoad
118
Total workload / 25 (hours)
4.72
ECTS
5.00