- Code
- LAW 115
- Name
- E Drejtë Kushtetuese I
- Semester
- Lecture hours
- 3.00
- Seminar hours
- 1.00
- Laborator hours
- 0.00
- Credits
- 3.50
- ECTS
- 5.00
- Description
-
Lënda do te fokusohet ne shpjegimin e parimeve kryesore dhe institucioneve te se drejtës publike, te tilla si shteti dhe e drejta, parimet e sovranitetit shtetëror, ndarjen e pushteteve, karakteristikat kryesore te shteteve dhe sistemet shtetërore. Në pjesën e parë, studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pas analizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Në pjesën e dytë paraqitet koncepti i normave juridike, ndarja e normave juridike bazuar në kriteret e ndryshme si dhe struktura e normave juridike. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike (subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik). Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike). Pjesa e tretë paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës). Më tutje, shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjdhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike. Së fundi, shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj).
- Objectives
- Java
- Tema
- 1
- Koncepti i së drejtës publike. Shoqëria, shteti dhe e drejta. Ky leksion i dedikohet zbërthimit teorik të lëndës. Studentët njihen me rolin e teorisë së të drejtës në shkencat juridike në përgjithësi dhe në studimet juridike. (Kapitulli 1)
- 2
- Shteti; Koncepte te ndryshme per shtetin; Pushteti shteteror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme për origjinën e shtetit dhe të së drejtës dhe për shkencat juridike në përgjithësi. Më pasa nalizohet struktura e shtetit, organet dhe funksionet e tij. (Kapitulli 2)
- 3
- Pushteti shtetëror dhe sovraniteti. Shpjegohen teoritë më të rëndësishme të pushtetit shtetëror dhe sovranitetit. Menyrat e ushtrimit te pushtetit. Kujt i perket sovraniteti. Po ashtu ushtrimi i sovranitetit permes perfaqesuesve. (Kapitulli 3)
- 4
- Forma e shtetit; Parimi i unitetit te pushtetit. Në vijim diskutohen elementet e shtetit dhe trajtat e tij. Njekohesisht ne leksion perfshihen forma te ndryshme te shtetit duke i pasqyruar me shembuj konkret. Uniteti i pushtetit trajtohet specifikisht ne nje nje ore leksioni te vecante. (Kapitulli 4)
- 5
- Parimi i ndarjes se pushteteve. Analizimi i pushteteve me rradhe; Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqesor. Ndarja dhe Balancimi i pushteteve dhe kontrolli i ndersjellte i tyre. (Kapitulli 5)
- 6
- Organizmi politik i shoqërisë dhe struktura e shtetit. Analizohet koncepti i marrëdhënieve juridike dhe diskutohen elementet bazë të marrëdhënies juridike: subjektët e së drejtës, objekti i së drejtës, e drejta subjektive dhe detyrimi juridik. Njekohesisht, leksioni pason leksionin e meparshem duke u fokusuar ne strukturat kryesore te shtetit. (Kapitulli 6)
- 7
- E Drejta, kuptimi i se drejtes; norma juridike. Shpjegohet koncepti i aktit juridik dhe diskutohen burimet e së drejtës (kushtetuta, ligji, aktet shtetërore nënligjore, aktet e personave publik dhe privat, e drejta zakonore, si dhe shkenca juridike (Kapitulli 7)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Norma juridike; Koncepte te ndryshme per te drejten. Nocioni i rendit juridik; Nocioni i normës juridike; Llojet e normave juridike; Vlefshmëria e normës juridike në territor (hapësirë); Vlefshmëria kohore e normave juridike; Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike; Struktura e normës juridike (Kapitulli 8)
- 10
- Shteti dhe e drejta ne evolucionin e tyre historik. -shqyrtohen teori të ndryshme në lidhje me esencën dhe strukturën e së drejtës (teorisë së të drejtës natyrore, shkollën historike, teori e pastër e ligjit, etj (Kapitulli 9)
- 11
- Koncepti i burimit te se drejtës. Trajtohen burimet e se drejtes, origjina e tyre, burimet akte dhe burimet fakte (Kapitulli 10)
- 12
- Burimet kryesore te se drejtës. Trajtim i specifikuar ne secilin prej burimeve kryesore te se drejtes, qe nga ligji themelor i vendit, marreveshjet nderkombetare te ratifikuara (e drejta nderkombetare), ligjet dhe zakoni (Kapitulli 11)
- 13
- Marrëdhëniet juridike; Faktet juridike Elementet e marrëdhënies juridike; Subjektet e së drejtës (Personat fizikë dhe Personat juridik); Autorizimi juridik (E drejta subjektive, Keqpërdorimi i autorizimit, Keqpërdorimi i së drejtës subjektive, Kompetenca dhe Keqpërdorimi i kompetencës); Obligimi juridik (detyrimi) Gjendja juridike (statusi); Objekti i së drejtës Faktet juridike Parashkrimi (Kapitulli 12)
- 14
- Sistemi i se drejtës; Parimet e ndertimit te sistemit te se drejtes. -paraqet studimin e konceptit të sistemit juridik dhe diskutohen njësitë themelore të sistemit juridik (norma juridike, institutet e së drejtës, degët e së drejtës, grupet e së drejtës) - shqyrtohen teknikat themelore të interpretimit, mënyrat e zgjidhjes së cështjeve rreth zbrazëtirave juridike; (Kapitulli 14)
- 15
- perseritje
- 16
- Final Exam
- 1
- Studentet do te jene ne gjendje te njohin burimet e shtetit dhe te se drejtës.
- 2
- Studentet do te njohin parimet kryesore te funksionimit te shtetit dhe institucioneve te tij.
- 3
- Studentet do te njohin format kryesore te organizmit shtetëror.
- 4
- Studentet do te njohin format kryesore te organizmit shtetëror.
- 5
- Studentët do te mund të kenë njohuri të gjera rreth anës historike, politike, sociologjike dhe filosofike të së Drejtës Publike në Shqipëri.
- 6
- Studentet do te jene ne gjendje te njohin burimet e shtetit dhe te se drejtës.
- Quantity Percentage Total percent
- Midterms
- 1 10% 10%
- Quizzes
- 0 0% 0%
- Projects
- 1 10% 10%
- Term projects
- 0 0% 0%
- Laboratories
- 0 0% 0%
- Class participation
- 1 10% 10%
- Total term evaluation percent
- 30%
- Final exam percent
- 70%
- Total percent
- 100%
- Quantity Duration (hours) Total (hours)
- Course duration (including exam weeks)
- 16 4 64
- Off class study hours
- 14 4 56
- Duties
- 1 2 2
- Midterms
- 1 1 1
- Final exam
- 1 2 2
- Other
- 0 0 0
- Total workLoad
- 125
- Total workload / 25 (hours)
- 5.00
- ECTS
- 5.00