Shkrim dhe Arsyetim Ligjor

Print

Gentjan Skara, PhD

Code
LAW 241
Name
Shkrim dhe Arsyetim Ligjor
Semester
Lecture hours
3.00
Seminar hours
0.00
Laborator hours
0.00
Credits
3.00
ECTS
4.00
Description

Lënda është tepër praktike dhe konsiston në rritjen e aftësive të studentit të drejtësisë, në fushën e shkrimit dhe analizimit ligjor, si një pjesë thelbësore e formimit të tij si jurist dhe një aspect i domosdoshëm për cilindo nga profesionet ligjore që do të praktikojë. Ky kurs synon të ndërthurë dhënien e elementeve bazë të arsyetimit ligjor me zhvillimin e aftësive të analizës dhe vlerësimit, të formuara nëpërmjet anës teorike dhe ushtrimeve praktike. Mbrojtja ligjore kërkon një analyze të thellë dhe një shkrim bindës. Në cdo rast juristi duhet të jetë I aftë të identifikojë legjislacionin përkatës dhe të përshtasë atë me faktet e paraqitura në një cështje të caktuar. Në këtë kontekst studentët do të zhvillojnë aftësitë kërkimoredhe interpretative të akteve ligjore e nënligjore dhe do të mësojnë të analizojnë cështje ligjore komplekse dhe të parqesin konkluzionet përkatëse në formë të qartë, të plotë e të përmbledhur.

Objectives

Kjo lëndë synon të ofrojë njohuritë bazë të teknikave logjike analitike, duke u përqendruar në zbatimin e tyre në arsyetimin e ardhshëm ligjor. Këto aspekte të përgjithshme të të arsyetuarit, do të ndërthuren me analizën e arsyetimit ligjor, duke I orientuar studentët drejt një arsyetimi të përqendruar në natyrën e vecantë të arsyetimit ligjor dhe vendimarrjes gjyqësore. Kursi synon gjithashtu të aftësojë studentët lidhur me përdorimin e teknikave të arsyetimit në analizën ligjore të rasteve specifike, të përzgjedhura për të dhënë raste tipike të shembujvë të arsyetimit ligjor. Një tjetër objektiv i këtij kursi, është të ofrojë njohuri lidhur me gjuhën e përdorur në aktet normative dhe shkrimet ligjore, llojet e shkrimit ligjor, gjuhën dhe stilin e përdorur si dhe të ofrojë ushtrime praktikë të hartimit të ndryshëm ligjorë si memorandumi, kërkesëpadia, vendimi gjyqësor etj.

Java
Tema
1
Hyrje e përgjithshme; Objekti i studimit të lëndës Me ane te kesaj teme, jepet nje kuptim i pergjithshem i se drejtes, i sistemit ligjor dhe i parimeve dhe doktrinave baze qe drejtojne analizen ligjore ne Shqiperi. Gjithashtu analizohet objekti i studimit te lendes e cila ne fakt eshte teper e rendesishme per te gjithe studentet e drejtesise pasi kjo lende i pajis ata me njohuri baze qe i orientojne ne menyren sesi duhet bere shkrimi ligjor.
2
Burimet e së drejtës dhe hierarkia e tyre; Autoritetet e burimeve Ky leksion jep nje pamje te pergjithshme e sistemit te burimeve te se drejtes dhe e hierarkise se tyre.
3
Llojet e shkrimeve ligjore; Procesi i shkrimit ligjor- udhëzime të përgjithshme Kjo teme paraqet nje permbledhje te udhezimeve te pergjithshme per procesin e shkrimit ligjor, si dhe rekomandimet qe duhen ndjekur gjate kryerjes se ketij procesi.
4
Ushtrime praktike mbi procesin e shkrimit ligjor Pasi merren udhezimet e pergjithshme per procesin ligjor, studentet perfshihen ne ore praktike ku kerkohet zgjidhja e ushtrimeve te ndryshme qe kane ne fokus menyren e shkrimit ligjor.
5
Strategjia e arsyetimit ligjor bindës Strategjia ka te beje me nje plan te pergjithshem, te cilin hartuesit e kane ne mendje kur vendosin te bindin nje lexues per saktesine e argumenteve te tyre ligjore, Studentet do te fitojne njohuri mbi keto strategji.
6
Faktet kyce, rëndësia e tyre Te gjitha kerkimet ligjore nisin si pasoje e mosmarreveshjeve qe lidhen me fakte. Pra, zgjidhja e ketyre mosmarrveshjeve behet duke patur parasysh faktet e ndodhura. E rendesishme eshte qe te identifikohen cilat jane fakte kyce dhe cilat jane jo aq te rendesishme per ceshtjen.
7
Identifikimi i problemit/ cështjes Detyra me e rendesishme me te cilet perballet cdo profesionist i se drejtes eshte identifikimi i problemit ligjor. Problemi duhet te njihet ne menyre te sakte perpara se te nise puna per zgjidhjen e tij. Ne kete leksion do te trajtohen te gjitha hapat qe te cojne ne identifikimin e problemit.
8
Midterm Exam
9
Metodat e interpretimit të ligjit Interpretimi i ligjit eshte nje detyre e perditshme dhe thelbesore per cdo jurist. Ai perben domosdoshmeri per zbatimin e ligjit, pasi te gjithe aktoret e perfshire duhet te jene te njohur me tekstin e sakte te ligjit.
10
Modeli i shkrimit ligjor “PRAP” / “IRAC” Puna e shkruesit ligjor duhet te jete gjithmone e organizuar ne menyren me te pershtatshme qe lexuesi te kuptoje drejt mesazhet qe percjell nje shkrim ligjor. Metoda e shkrimit ligjor PRAP ehste nje metode e perhapur qe ndihmon shkruesit duke e ndare shkrimin ne Probllem, Rregull, Analize dhe Perfundime.
11
Zbatimi në praktikë i metodës “PRAP” Pasi studentet njihen me strukturen PRAP, zhvillohet nje leksion ku shikohet ne praktike zbatimi i metodes PRAP duke trajtuar shume vendime gjyqesore si dhe mbrojtje te ndryshme te bera nga avokatet, memorandume dhe akte te tjera ligjore.
12
Arsyetimi juridik dhe logjika Juristet, me ane te shkrimeve te tyre synojne te arrijne qellime te ndryshme. Studimi i metodave te arsyetimit juridik eshte i domosdoshem. Arsyetimi perkufizohet si varg pohimesh te lidhura mes tyre sipas rregullash logjike ku nxirren pohime te reja, konkluzione etj. Ketu analizohen edhe disa gabime qe bejne juristet gjate arsyetimit te tyre.
13
Rekomandime për gjuhën ligjore Vlera e nje shkrimi ligjor bie nese nuk shkruhet ne menyre te sakte nga ana gjuhesore. Ketu do te trajtohen disa udhezime baze qe ndihmojne ne ndertimin e fjalive dhe te struktures se paragrafeve si dhe ne perzgjedhjen dhe ne perdorimin e paragrafeve.
14
Hartimi i kërkesë-padisë; Hartimi i memorandumit; Hartimi i kontratës Ky leksion eshte teper praktik ku merren disa udhezime mbi menyren e hartimit te kerkese-padise, kerkeses, memorandumit si dhe hartimi i kontratave te ndryshme te cilat jane te nevojshme per studentet ne momentin qe do punesohen ne ne institucion te caktuar.
15
Vendimi gjyqësor; Hartimi i vendimit gjyqësor Akti me i rendesishem qe nxjerr gjykata eshte vendimi gjyqesor. Vendimi gjyqesor eshte finalizimi i te gjithe punes se prokurorit apo avokatit. Ne kete leksion do te analizohen disa vendime gjyqesore ku do te shikohet struktura e tyre, elementet e nevojshem te vendimit si dhe permbajtja e tyre.
16
Final Exam
Quantity Percentage Total percent
Midterms
1 40% 40%
Quizzes
0 0% 0%
Projects
0 0% 0%
Term projects
0 0% 0%
Laboratories
0 0% 0%
Class participation
1 20% 20%
Total term evaluation percent
60%
Final exam percent
40%
Total percent
100%
Quantity Duration (hours) Total (hours)
Course duration (including exam weeks)
16 3 48
Off class study hours
14 4 56
Duties
0 0 0
Midterms
1 0 0
Final exam
1 0 0
Other
0 0 0
Total workLoad
104
Total workload / 25 (hours)
4.16
ECTS
4.00